Nga Dr.Dashamir Gjergji
Covid -19 eshte nje semundje infektive
e shkaktuar nga coronavirus.
Ky virus i ri dhe kjo semundje pandemike kane qene te panjohura deri ne Dhjetor 2019,ku ne Wuhan te Kines u shfaq rasti i pare me kete problematike.
CILAT JANE SIMPTOMAT E COVID-19
Simptomtat me te shpeshta te kesaj semundjeje jane,ethe,lodhje dhe kolle e thate.Ne jo pak raste kemi edhe simptoma te tjera si dhimbje te artikulacioneve,dhimbje te gjoksit,rrjedhie te hundeve,tharje te gojes,diarre etj.Disa njerez mund te jene te infektuar dhe tmos kene asnje simptome,po ashtu rreth 80% e rasteve te prekura nga ky virus e kalojne ne kushte te shtepise dhe pa patur nevoje per trajtim spitalor.Te nje ne 6 ersona te prekur nga kjo semundje,kemi rendim dhe komplikacione qe kerkojne trajtim te vecante.
SI SHPERNDAHET COVID-19
Semundja merret nga persona te tjere qe jane te prekur prej saj,dhe rruget me te perhapura te marrjes jane nepermjet:
Nga sperklat qe shperndahen ne ajer kur kollitet apo teshtin nje i semure me kete semundje.
Kur ka kontakte te aferta me personat e semure,perfshire ketu kontakti prekes,shtrengimi i duarve me te semurin,e me pas me duar te palara mund te preke gojen,hunden,syte,etj duke i krijuar mundesine virusit te depertoje ne organizem.Rekomandohet te evitohen takimet e parendesisheme,kur nuk eshte e mundut duhet te mbajne distance 2m larg.
Kur prek dhe bien e kontakt me nje objekt te kontaminuar nga viruse te tilla,psh,dorezat e dyerve,butonat e ashensoreve,vendmbajetest neper rruge,autobuze e tj.
Vlen te permendet qe me teper kjo semundje transmetohet me prekje sesa ne rruge ajrore.
SI DUHET PARANDALUAR KJO SEMUNDJE.
Lani duart shpesh me uje dhe sapun.
Kur teshtini apo kolliteni duhet te vendosni gjithmone parakrahun perpara,qe te pengohet sa me teper shperndarja ne hapesire e sekrecioneve.
Evitoni prekjen e syve, gojes, fytyres etj.
Duhet te evitoni kontaktet me personat qe shfaqin simptomat e mesiperme.
Lani ne menyre te shpeshte siperfaqet e lemuara ne ambient ku jetoni dhe qe keni kontakt me duar.
Ndiqni keshillat qe japin autoritetet kombetare rreth kesaj pandemie.
Nese keni simptoma si me lart,temperature.veshtiresi ne frymarrje duhet te telefononi sherbimet perkatese te ndihmes.
Nese keni vizita te planifikuara te mjeku I familjes apo specialist I sherbimit paresor,kontaktoni me telefon per te marre sqarimet e nevojshme.
DIABETIKET PERBALLE COVID-19
Kjo semundje prek me teper dhe mund te kete ecuri me te rende,te moshuarit dhe personat me imunitet jot e forte.Fatekeqsisht diabeti eshte semundje kronike qe sjell dobesim te imunitetit ndaj diabetiket duhet te jene me te vemendshem ne kete situate.
Kujdesi duhet bere ne radhe te pare qe tmos preken nga ky virus,ne radhe te dyte duhet te mbajne kontakt te vazhdueshem me mjekun e familjes dhe specialistin diabetolog qe I ndjek.
Duhet te bejene kujdes me marrjen e barnave.
Duhet te monitorojne vlerat e sheqerit ne gjak.
Sduhet te lejeojne oshilacione te glukozes ne gjak,ndaj ju rekomandojme te hane shpesh dhe nga pak,kuptohet edhe ne vaersi te skemes mjekuese qe kane.
Duhet te jene te hidratuar mire,te marrin uje,perime,lengje perimesh,fruta me permbajte jo te larte te sheqerit.
Nuk eshte e nevojshme marrja ne forme tablete e vitamines c,nese sigurohet nga ushqimet.LKrejt ndryshe do te keshillonim per vitaminen D qe e e mira eshte te merret te te gjithe diabetiket ne kete sezonme doza na 1000 deri 3000ui ne dite.
Gjithshtu higjena e trupit merr nje rol te rendesishem ne keto momente.
T’mos nderpresin barnat qe perdorin per tensiónin e larte,sepse po flitet shume per disa barna kundra tensionit si ARB apo ACE inhibitoret,por akoma ska qendrim zyrtar rreth lidhjes se ketyre mediakmenteve dhe perdorimit te tyre me gjendjen virale aktuale.
SIgurisht ne rast dyshimi apo konstatimi,edhe diabetiket duhet te karantinohen.Mire eshte qe te gjithe te semuret me diabet te kene ne shtepite e tyre,sasi te mjaftusehme te barnave,produkete te sheqerosura ne rast renie te sheqerit,aparatin e diabetit me fishat perkates etj.
SI perfundim krahas masave parandaluese qe duhet te marree cdo diabetik,,krahas ndihmes qe duhet ti jape cdo i afert apo person familjar,thelebesor mbetet kontakti dhe urat komunikuese me mjeket qe e ndjekin.Edhe nje here numeri im i telefonit 0672036611 eshte i disponueshem per cdo diabetik qe mendon se ka nevoje per ndihmen tone.Do tju lutesha te me shkruani ne Whats App,VIber ose Messenger sepse me telefonata ka qene e pamundur ti menaxhoj keto dite.Kam bindjen qe kjo gjendje do te kaloje shpejt dhe pa deme per te gjithe diabetiket e me gjere.