Pyetjet më të shpeshta të qytetarëve…
Prej disa ditësh Shqipëria dhe Kosova
kanë hyrë në hartën e vendeve të prekura nga COVID-19.
E ndërsa, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka kategorizuar si pandemi përhapjen e këtij virusi, pyetjet dhe dilemat më të shpeshta e qytetarëve në lidhje me COVID-19 janë të shumta. Marrja e informacionit, rritja e vigjilencës dhe ndjekja me rigorozitet e masave parandaluese të këshilluara nga autoritetet zyrtare shëndetësore janë domososhmëri në këtë momente. Lidhur me pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta World Vision në faqen ndërkombëtare www.wvi.org, ka publikuar një material që informon dhe përmbledh disa nga çështjet më të rëndësishme lidhur me Covid-19.
Harta e shpërndarjes së COVID-19 në botë më datë 12 mars 2012
Hartën me të dhënat e përditësuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mund ta gjeni në:https://experience.arcgis.com/experience/685d0ace521648f8a5beeeee1b9125cd
A është virusi i rrezikshëm?
Virusi i përket një familjeje virusesh ku bën pjesë gripi i zakonshëm, po ashtu edhe viruse më të rrezikshëm si SARS dhe MERS, por ka ende shumë për të mësuar në lidhje me virusin. Statistikat aktuale dëshmojnë se në vende që kanë shërbime të përparuara shëndetësore ka një vdekshëmri 2-3% të të prekurve me COVID-19. Shkalla e vdekshmërisë së të prekurve nga koronavirusi i ri në vende me sisteme shëndetësore më të dobëta pritet të jetë më e lartë. Personat më të rrezikuar janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike shëndetësore. Për një pamje më të qartë, rastet e gripit sezonal aktualisht janë shumë më të larta se sa numri i rasteve me koronavirus, megjithatë rastet e vdekshmërisë nga gripi sezonal janë shumë më të ulëta (rreth 0.1%) krahasuar me COVID-19.
Cilat janë simptomat?
Simptomat më të zakonshme janë: temperaturë, kollë, ethe, dhimbje trupi si dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të vështira, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni dhe sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes.
A duhet të vendosin njerëzit maska?
Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se personat e shëndetshëm duhet të vendosin maska vetëm nëse kujdesen për një person të dyshuar me infeksionin e COVID-19. OBSH pohon se maska mjekësore nuk nevojitet, duke qenë se nuk ka evidenca në lidhje me efektshmërinë e saj për të mbrojtur persona jo të sëmurë.
Megjithatë, maskat duhet të vendosen në disa shtete në përputhje me zakonet e tyre kulturore. Në rastet kur përdoren maskat, duhet të ndiqen praktikat më të mira në mënyrën se si vishen, hiqen, hidhen dhe veprimet pasuese lidhur me higjenën e duarve.
Vini re: World Vision inkurajon blerjen e maskave nga profesionistët e shëndetit dhe jo për përdorim të gjerë publik, për të parandaluar kështu mungesën e maskave për mjekët dhe infermierët të cilët kanë vërtetë nevojë.
A mund të kurohet virusi?
Ashtu si edhe gripi i zakonshëm, nuk ka një mjekim specifik të rekomanduar për të parandaluar apo trajtuar koronavirusin e ri. Megjithatë, personat e infektuar nga virusi duhet të kujdesen për të trajtuar simptomat, kurse personat e sëmurë rëndë duhet të marrin kujdes mjekësor të specializuar.