Gazetari i njohur,
Adi Krasta i përgjigjet ftesës së bërë nga Syri TV.
Prezantuesi i famshëm e ka pranuar ftesën dhe shumë shpejt atë do e ndiqni në ekranin e ri të Syri TV.
“Para disa ditësh kolegë gazetarë që po punojnë për një stacion të ri televiziv, Syri Television, më kanë bërë një ftesë publike për të punuar me ta.
Gjithmone kam pasur bindjen se gazetaria mund të jetë një profesion dinjitoz. Faktet janë kokëfortë e të pandryshueshëm. Ia vlen të punohet për t’i përcjellë ato te publiku besnikërisht. Vendit i duhet një publik i informuar.
Është gjithmonë një lajm i mirë lindja e një televizioni të ri,”shkruan Krasta në FB.
Para pak ditësh, stafi i Syri TV i dërgoi një ftesë të hapur Krastës.
Burimi: Syri.net