Në një lidhje direkte nga Brukseli,
Robert Aliaj ka ndarë me shikuesit e emisionit “Vizioni i Pasdites”
në Vizion Plus sesi ai dhe familja e tij po përjetojnë ditët e vetëzolimit.
Familja Aliaj kanë 9 ditë e izoluar në shtëpinë e tyre, ku secili po e shfrytëzon këtë periudhë për t’iu dedikuar pasioneve individuale. Roberti shoqërohej dhe nga vajza e tij Gala e cila na ka bërë krenar me pjesëmarrjen e saj në “The Voice Kids” në Belgjikë.
“Ne e kemi paracaktuar vetë fatin tonë. Jemi izoluar vetë, kemi 9 ditë. Jemi ne ata që e parandalojmë situatën nëse do dalim ose jo nga kjo situatë. Ne jemi përgjegjës për jetën tonë dhe për jetën e të tjerëve. Brenda familjes secili nga ne ka krijuar këndin e vet të interesit, unë në këndin e pikturës, Gala me muzikën sepse ka angazhimin e saj në “The Voice”, është shprehur ai.
Roberti dhe vajza e tij, kanë kënduar këngën “ Për ty atdhe” ku Gala lunate në piano.