Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
U përfol për një video kompromentuese me Sorecën , Romina Kuko: Goditje nën brez
“I love Tropoja”/Pas Alfred Trebickës, Mjeshtri i Madh i Kinematografisë:Film në Pallatin e Kongreseve? Një gjë e tmerrshme, jo çdokush bën film!
“Hallall po ta bën zemra” hiti i ri i Kadan Duraj

“I love Tropoja”/Pas Alfred Trebickës, Mjeshtri i Madh i Kinematografisë:Film në Pallatin e Kongreseve? Një gjë e tmerrshme, jo çdokush bën film!


Mjeshtri i Madh i Kinematografisë

njëherazi aktor dhe Rektor i Universitetit të Arteve,

Petrit Malaj, ka ndarë me shikuesit e emisionit “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, jetën e tij artistike, familjen dhe kinematografinë shqiptare.

Advertisement

“Jo çdokush mund të bëjë një film”, ka qenë komenti i tij për prodhimet shqiptare, teksa ka shkuar më tej duke komentuar edhe filmin e fundit të Ermal Mamaqit “ I love Tropoja”.
 “Unë do të mendoja që filmi është ndër gjinitë më të vështira të artit dhe do të thoja që jo çdokush mund të bëjë film. Nuk mund të cilësoj të bëj emërtesa të tilla për disa gjëra të cilat nuk i kam parë dhe do më vinte keq që të isha ekstremist në atë ide që mund të shfaq për dikë apo për dikë tjetër. Megjithatë, unë di të them që filma në Shqipëri bëhen pak, filma që janë të mirëfilltë, bëhën pak. Çka nuk pëlqej unë,një film që jepet sot në Tiranë, jepet në Pallatin e Kongreseve. Unë nuk mund ta shijoj filmin në Pallatin e Kongreseve. Unë di një herë që është bërë një fushatë zgjedhore në Pallatin e Kongreseve në ’96-n dhe një film ku unë interpretoja, premierën e bëri në Pallatin e Kongreseve. Nuk kishte për mua një gjë më të tmerrshme. Nuk shijova asgje, nuk i mora ndjesi filmit. Filmi është emocion, filmi është sy, filmi është shpirt, filmin e dua ta kem aty.”, është shprehur Malaj.
Petrit Malaj u ndal gjithashtu tek ndarja nga jeta e kolosëe të kinematografisë, Xhevdet Ferri dhe Gjergj Xhuvanit. Mes emocionesh ai u shpreh se kjo ishte një humbje e madhe jo vetëm për të personalisht.
“Unë kam humbur dy kolegë shumë të mirë. Ne, si fakultet kemi humbur dy kolegë të respektuar të cilët në fakt kur hynin në auditor kishin respekt absolut tek studentët dhe studentët i kanë dashur dhe i kanë respektuar ,jo për hir të të qenurit pedagog, por për hir të asaj çka i’u ofronin këta studentëve.Ne kemi humbur shumë, unë di të them si drejtues në fakulet, si Dekan në fakultet jam ndjerë keq edhe nga kjo anë. Kemi humbur dy kolegë në dy rrafshe, njërin tek aktrimi, tjetrin tek regjia e filmit tek të cilat na kanë lënë mugesë”, – ka rrëfyer mes emocionesh Petrit Malaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

U përfol për një video kompromentuese me Sorecën , Romina Kuko: Goditje nën brez

Next Post

“Hallall po ta bën zemra” hiti i ri i Kadan Duraj

Advertisement