Ardian Rexhepi
prej vitesh është pjesë e tregut muzikor,
i dëshmuar për zërin e bukur, interpretimin live dhe një mori projektesh që mbajnë vulën e producentëve më të mirë në vend.
Këngëtari sapo ka lansuar projektin e radhes, albumin muzikor me nëntë këngë të kënduara profesionalisht në versionin akustik.
Albumi muzikor intitulluar “7 ditë”, ka në përbërje këngë të pa harruara si “Kthehuni”, “Tash ka nisë me ardh pranvera”, “Lamtumirë e dashur”, etj. Të gjitha këngët janë sjellë në një frymë unike dhe janë interpretuar me shumë shpirtë.
Albumi unplugg “7 ditë” është punuar në studion “ShpetaSound” të konpozitorit dhe muzikantit të njohur Shpëtim Gashi.
Albumi që brenda vetës mbanë hite të paharruara, tashmë gjendet në disa platforma online si Youtube, Spotify, Shazam, Tiktok, iTunes, etj.