Emisioni ‘Shqipëria Live’
kishte në qendër të tij
këtë radhë kinematografinë e ditëve tona.
Vetëm dy ditë më parë, aktori I njohur Alfred Trebicka e shpalosi të gjithë indinjatën e tij ndaj krijimeve të tilla si “I love Tropoja” i Ermal Mamaqit apo “Falko” i Bes Kallakut. Pra, cfarë është kinematografia sot art, apo komercializëm? Kjo ishte dhe temë diskutimi në studio, ku Rezart Veleshnja nuk e fshehu bezdinë që I shkaktoi fakti se pjesë e emisionit do të ishte dhe Drilon Hoxha.Në momentin që kjo iu komunikua, Rezarti reagoi ashpër. “ Drilon Hoxha nuk ka as shkollën, asgjë; të paktën ne e kemi mbaruar një akademi; filma mund të bëjë dhe një komshiu im, por tani, e ulim nivelin e bisedës fare se jemi përballë një profesori..panelin nuk mund ta ngatërrosh, më detyron që unë personalisht të cohem e të iki..“ ka qenë komenti i tij, i cili tërhoqi mjaft vëmendje.