E mbani mend djaloshin e pashëm Avni Selimi
që në fillim preku modelingun
duke marrë edhe tituj si mister e më pas u zbulua dhe si aktor në filmin ” Dashuria s’mjafton.
Ne mësojmë se ai ka lënë për pak ditë Gjermaninë ku jeton e është kthyer në vendlindjen e tij por për një ditë të veçantë të jetës së tij pasi është fejuar në ditëne tretë të Vitit të Ri 2020. Ceremonia ka qenë e bukur dhe e thjeshtë por bekuar dhe me ligj nga kryetari i konunës së Ferizaj z. Agim Aliu, ndërsa princeshën e tij e ka njohur në një auto-sallon veturash në Gjermani në fillim shoqëri e më pas në dashuri. Mësojmë gjithashtu se po në këtë vit artisti do të martohet e konkretisht dasmën e kanë menduar në korrik. Jetë të lumtur bashkë, ky është dhe urimi ynë!.