Nga aktivitetet që organizoheshin në Lezhë,
për të prekur magjinë e skenave të mëdha.
Një zë që premton shumë, në një treg që gjithmonë ka prurje.
Performanca live i mbajnë artistët aktiv vokalisht, gjë që e bën punën e tyre edhe më të bukur. Këtë na e pohon Ermira Memaj, e cila duket se po përgatit diçka mjaft të veçantë për publikun. Memaj nuk e sheh veten konkurente me këngëtarë të tjerë, pasi thotë se secili krijon atë imazhin e vet artistik dhe lë shije me ato produksione, që hyjnë si risi në muzikë. E ardhmja duket tepër premtuese, dhe Ermira pranon se e pret një udhë e gjatë, për të arritur në tokën e premtuar, aty ku pse jo, mund të arrij shkëlqimin e merituar.
Përshëndetje, le të nisim këtë intervistë me një prezantim tëndin. Çfarë do t’i tregosh publikut për veten, kush është Ermira Memaj?
Përshëndetje për të gjithë ju! Unë jam Ermira Memaj. Kam lindur në Bajram Curr dhe rritur në Lezhë. Jam shkolluar në Lezhë dhe më pas kam kryer studimet në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në po të njëtin qytet, për mësuesi. Sa i përket muzikës, kam qenë gjithmonë e angazhuar që fëmijë, por vlejnë për t’u përmendur ativitetet e shumta në pallatin e kulturës së qytetit (Lezhës), ku ndihmën më të madhe ma ka dhënë Z. Mark Gjoka, një artist, të cilin e falënderoj nga zemra për çdo gjë.
Çfarë ka të veçantë Ermira në përfaqësimin e saj në muzikë?
Jam vetja e kjo besoj është mëse e mjaftueshme.
Një klip në treg, më pas një kolazh dhe së fundmi edhe një bashkëpunim me këngëtaren Govi Reka, ku e gjen veten më shumë tek këngët solo apo në bashkëpunime?
Edhe tek këngët solo edhe tek bashkëpunimet, sidomos kur kemi të bëjmë me artistë si Govi Reka, e cila është një mike, që çdokush do të donte të kishte në rrethin e vet të miqësisë. Unë jam shumë e lumtur që jam në grup me të, pasi shkojmë kudo bashkë.
Duke qenë se ti je këngëtare e muzikës së gjallë, si është të këndosh live për orë të tëra, e bukur, e vështirë apo të dyja bashkë?
Sigurisht që ka lodhje, por dashuria për këngën të bën të mos e ndjesh lodhjen. Ne jemi mësuar të këndojmë me orë të zgjatura. Më shumë se lodhje, është mjaft e bukur kjo pjesë.
Në muzikë ka shumë larmishmëri këngësh dhe këngëtarësh. Si arrihet të qëndrohet në ekuilibër, sipas teje? Ti e ndjen veten të stabilizuar në tregun muzikor?
Secili këngëtarë ka vlerën e vet. Ekuilibri mbahet me atë çka ne sjellim për publikun. E njëjta gjë vlen edhe për mua. Tregu muzikorë ka shumë prurje dhe unë kam rrugë të gjatë për të bërë. (buzëqesh)
Sipas teje, artist lind apo bëhesh?
Artist lind, nuk mund të bëhesh, s’ka se si.
Çfarë të frymëzon më shumë?
Dashuria e atyre që më duan. S’ka frymëzim më të mirë.
Me kë e shikon veten konkurente në muzikë?
Nuk e shikoj veten fare në atë formë. E shoh veten si dikush, që nuk ndalet në këtë rrugë, me këngë të reja e me shumë dashuri për publikun.
Cila është surpriza e radhës që do i bësh publikut në muzikë?
Janë disa, por meqë janë surprizë mjafton kaq.
Lamë ndonjë gjë pa thënë?
Ju falënderoj ju për kohën. Falënderoj ata që më mbështesin në këtë rrugë, siç janë njerëzit, që më duan, familjen time dhe miken e kolegen time Govi Reka, që po më mbështet me shumë vlerësim.