Dilan Reka ka qenë i ftuar në emisionin
“Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus.
Artisti sapo ka lançuar edhe këngën e tij më të re “Shootgan”, e cila është shoqëruar me një klip provokativ.
I pyetur nga moderatorja Evi Reci, në lidhje me skenën ku Dilani puthet me një nga figurantet e klipit, ky i fundit u përgjigj:
“Ne nuk e kishim fare të ditur që do e bënim puthjen. Pyes menaxherin Alban Karabshin dhe i them çfarë do bëjmë te kjo skena, sepse ishte thjesht një skulpturë . Asgjë thjesht do putheni, tha Albani. Ajo vajza u vu një siklet , i filluan djersët. Pastaj i thashë a mund ta bëjmë këtë gjë, hajde më tha e bëjmë. Atë puthje e kam bërë 25 herë dhe tek e 25 u ngrohëm dhe doli tamam,”-ka deklaruar Dilani.
Dilani është një nga ata artistë që ka shumë pjesëmarrje në festivale dhe nuk mund të shpëtonte pa thënë preferencën për fituesen e festivali të fundviti. Ai donte që festivalin ta fitonte Elvana Gjata ,por edhe Arilena ishte një ndër favoritet për të.
Gjithashtu ai deklaroi që nuk ka miqësi nga showbizi dhe është gati për një karrierë në Turqi si nga ana muzikore ashtu dhe pjesë e një filmi që pritet të nisë së shpejti.