Moderatorja e njohur Fatma Methasani është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur partneri i saj Alfio Rrotani në Instagram.
Ai ka postuar një foto të adhurueshme familjare, ku shihet së bashku me Fatmën në dhomën e spitalit teksa mbajnë në dorë të voglin e tyre.
Alfio ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit. Ata kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin, Noah.
“Sot mesova perfundimisht cfare do te thote te duash dhe te te duan, sot mesova perfundimisht cfare eshte dashuria sot jeta ime ndryshoi si kurre me pare, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma jane njerezit me te lumtur ne bote dhe e duan shume shume shume”-shkruan Alfio në foto.