U rikthye në muzikë si një divë e vërtetë me shumë projekte një nga një që nuk kishin të ndalur. Në një super formë shqiptarja nga Kosova që jeton e vepron në Suedi.
Solli për publikun shqiptarë këngë të bukura shqipe, një album me muzikë live me këngët e përzgjedhura nga më të mirat të vjetra shqiptare por edhe disa projekte të finalizuara me videoklip ku Bianca dukej jashtëzakonisht në top formë, ku tregon se i ka munguar shumë publiku shqiptarë e pikërisht për këtë arsye edhe ka finalizuar këto projekte.
Mirëpo, pas gjithë kësaj pune jo vetëm në muzikë, Bianca Junzell fundvitin e ka rezervuar enkas për familjen e saj të mrekullueshme të cilët janë mbledhur bashkë dhe po kalojnë festat duke u mbushur me energji në një vend super luksoz të cilin edhe do ju prezantojmë tashmë përmes fotove dhe videove.
E që Bianca shprehet shumë e kënaqur që ka zgjedhur këtë vend por edhe që janë bashkë me familjen e saj për të kaluar këto festa të fundvitit pasiqë zakonisht familjet mblidhen dhe shkëmbejnë dhurata për të treguar dashurinë ndaj njëri tjetrit.
Edhe përkundër kërkesave të mëdha për të performuar nëpër vende të ndryshme të botës, Bianca duket se këtë fundvit ia ka rezervuar familjes së saj për të qëndruar jashtë muzikës për një kohë.
Ppor ngrohtësia e familjes nuk i mungon aspak pasiqë përmes imazheve ne ju sjellim një ambient familjar të Biancës si dhe pamje mahnitëse të kështjellës hotelit luksoz ku ajo kalon festat e fundvitit.