Organizata Plan&Go, EMDR Albania,
Tres Jolie Durrës
si dhe profesioniste të lirë psikologe si Lorela Garuli dhe Anida Zebi
si dhe punonjës sociale ju ftojnë të dhuroni një lodër për fëmijët e prekur nga tërmeti.
Jemi në prag festash dhe këta fëmijë kanë nevojë të gëzojnë ashtu siç çdo fëmijë tjetër.
Ftojmë fëmijë, prindër, gjyshër, Institucione arsimore, biznese, organizata etj të dhurojnë një lodër.
Në datat 14-15 dhe 21-22 dhjetor ora 09:00-21.00 në hollin e Art Turbina ju presim të kontribuoni sado pak për këta fëmijë duke u bërë pjesë dhe ju si vullnetarë në grumbullimin dhe dërgimin e dhuratave.
Së bashku mund të bëjmë fëmijë të lumtur.