Ajo është një artiste me origjinë nga Peja
por jeton me familjen e saj në Stuttgart
ku është nënë e 6 fëmijëve e ku tre më të vegjëlit e saj janë trenjakë.
Quhet Vlora Kastrati Shala e cila është një mjeshtre e violinës që kur ishte fëmijë e tash e tutje do ta shohim edhe si këngëtare. Ajo sapo ka prezantuar këngën e saj të parë duke zgjedhur autorët më të mirë me Florent Boshnjaku dhe Arsim Bunjaku e violinë Adi Malaj, e klarinetë Sead Muaqa, e natyrisht ka dashur që teksti të jetë për vendlindjen e saj të bukur Pejën. Kënga që mban titullin ” Si Peja s’ka” po pritet mjaft mirë së bashku me klipin, ndërsa artistja punon dhe bashkëpunon me bashkëshortin e saj në studion që kanë në Gjermani duke sjellë këngë të bukura popullore pasi dhe njeriu i saj i zemrës Gazi është muzikant, njohës mjaft i mirë i harmonikës e ku shumë shpejt do të na sjellin të përpunuara disa këngë të vjetra popullore.