Çfarë janë tërmetet,
nga se shkaktohen
dhe si mund t’i përballojmë emocionalisht ato?
Tërmetet janë fenomene të cilat shkaktohen si rezultat i forcave të natyrës, por dhe si pasojë i aktiviteteve njerzore. Ato shkaktohen nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar e cila pason me shkaktimin e valëve sizmike. Shfaqet me dridhje ose zhvendosjen e tokës dhe po ashtu ndodh edhe në krijimin e dallgëve detare. Në këto rrethana tërmeti shkakton dëmtime të mëdha materiale dhe njerëzore, ku këto të fundit mund të humbin jetën ose pësojnë dëmtime të mëdha fizike dhe psikologjike.
Jo gjithmonë rënia e tërmeteve është e rrezikshme për jetën e individit, por si mundë ti bëjmë ballë tronditjes që më pas sjell gjendje emocionale të ngarkuar? Kjo gjende karakterizohet me ndjenja frike të mëdha, tension, shqetësime dhe një mori mendimesh negative duke u shoqëruar me sulme paniku.
Si mund të menaxhojmë ankthin e pa kontrollueshëm në situata të tilla, e cila buron nga nevoja për të mbijetuar ndaj fenomeneve të tilla? Përtej dhimbjes, keqardhjes që ndjejmë nga humbjet fizike që janë shkaktuar duhet të qetësohemi dhe te dedikojmë vëmendje vetes duke praktikuar teknikat e frymëmarrjes. Këto teknika na vijnë në ndihmë për t’u relaksuar, mbajtjes në kontroll të stresit, reagimeve fizike qofshin këto përshpejtimi i rrahjeve të zemrës apo dhe i mendimeve dhe frikës e të mosmbijetuarit . Duhet t’u qëndrojmë larg informacioneve mediatike , portaleve apo qoftë dhe bisedat që përcjellin lajme traumatike. Të përqëndrohemi tek vetja, tek familjarët apo të njohurit me biseda shpresdhënëse dhe motivuese. Le ti japim kohë vetes dhe le ti shprehim pa ndrojtje ndjesit tona. Shëtitjet, argëtimet , takimet shoqërore apo familjare mundë të jenë favorizuese për t’iu larguar këtyre mendime negative të cilat shpeshtojnë stresin emocional gati të pakontrollueshëm.
Ky stres sjell agravimin e gjendjes sonë shpirtërore dhe psikike. Jemi ne ata të cilët mund ti vejmë fre frikërave dhe mund t’i mundim fenomene të tilla vrastare duke dalë më të shëndetshëm psikologjikisht nga lëkundje të tilla sizmike, psikike, emocionsle dhe fizike!