“Toka ime” quhet kënga më e re e artistes së njohur
të muzikës shqiptare Shqipe Kastrati,
një super projekt muzikor i sapo publikuar.
Mjafton ta dëgjoni një herë e për ridëgjuar shpesh herë por duke u përlotur nga teksti dhe interpretimi i saj, ku në videoklip interpreton dhe aktorja e njohur Leze Qena. Muzika dhe orkestrimi është punuar nga Edi Balili, tekst Valmir Lleshi, audio Muza Production Academy e video realizuar nga D Production dhe producent ekzekutiv Flori Cocaj. Ne ju ftojmë ta shihni këngën në Youtube pasi ia vlen.