Formati më i ndjekur që përlot të gjithë publikun e jo vetëm,
rinisi mbrëmjen e së martës rrugëtimin në Vizion Plus.
Pas një sezoni të suksesshëm,
ku fati për shumë familjeve mori një kthese të rëndësishme duke iu dhënë një mundësi të dytë për t’ia nisur nga e para, dhe pas një audience të konsiderueshme në Vizion Plus “Nga e Para” rikthen sërish emocionet e historive njerëzore. “Nga e Para”, është një ndër formatet televizive me familjare, i renditur ne majat e top-listes se programeve me te ndjekura te javes jo vetem në Shqipëri por edhe kudo ku ai është transmetuar. Në qendër të tij janë familjet në nevojë, në kufijte e mbijetesës për shkak të pamundësive ekonomike. Pavarësisht përpjekjeve të përditshme ato nuk ia kanë dalë të kenë një jetë normale si gjithë të tjerët. Duke vlerësuar gjithçka kanë bërë dhe bëjnë në emër të dashurisë për jetën, stafi i “Nga e Para” u është përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë dhe do t’u sjelle përgjate 8 puntatave të këtij sezoni historitë e tyre. Ndalesa e parë për këtë sezon ishte pranë familjes Abazi. Në korrik të këtij viti shtëpia e tyre u shkrumbua plotësisht duke e lënë familjen në qiell të hapur. Pjestarët e saj iu drejtuan për ndihme stafit të “ Nga e Para”, dhe përgjigjja ishte një surprize e bukur për ta.