Producenti i njohur Eduart Deda
ka qenë i ftuar në emisionin
Vizioni i Pasdites në Vizion Plus në një rrëfim personal.
Teksa u ndal tek imazhet që ka promovuar gjatë viteve në ekran që nga Miss Universe Albania dhe në produksione të ndryshme televizive, Deda nuk I kuseu kritikat për mosmirënjohjen e personazheve publikë duke u ndalur veçanërisht tek Eva Murati. Sipas producentit, ka qenë ai që e ka ndihmuar Eva Muratin të bëhet pjesë e ekranit pasi kishte kishte mbetur pa punë, pas mbylljes së Agon Channel. “Po unë jo vetëm Evën, por ka shumë personazhe që kemi sjellë apo iu kemi dhënë një dimension tjetër në ekran, si në Miss Universe apo dhe covera të revistës sepse në atë kohë ti dilje në një cover dhe merrje tjetër publicitet, merrje tjetër vëmendje. Eva pasi u largua nga Agon Channel, ishte pa punë kur unë e kam thirrur për këtë program që ishte Miss Universe dhe Vip Zone. Më kujtohen ato momentet e para të Evës ato pasiguritë e saj dhe sot kur e shoh jam shumë i lumtur për të që ia ka dalë”. Eva Murati dhe Eduart Deda nuk ndiqen më në instagram, çka tregon për një krisje të marrëdhënieve mes tyre. I pyetur nëse nëse personazhet publikë i janë mirënjohës , Eduart Deda ka shtuar: “Kur i kam ballë për ballë, po! Kur janë ballë për ballë duket sikur kanë një farë mirënjohjeje, por pastaj po të dëgjojmë apo të shikojmë reagime të tjera nuk duket”, ka përfunduar Eduard Deda.