E shtuna sot është dita më e trishtë

për këngëtaren Besjana Kasami

ose siç njihet nga të gjithë si Big Mama.

Babai i saj ndërroi jetë sot pas një sëmundjeje të cilën nuk e ka mundur dot dhe ajo e ka njoftuar këtë përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan

 “Sot në mëngjes, pas një sëmundje ka ndërruar jetë i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët, miq të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, në Tetovë”, ka shkruar Big Mama në postimin në Instagram. Babai i këngëtares ishte drejtor i një institucioni shëndetësor në Maqedoni dhe ishte mbështetësi kryesor përgjatë gjithë karrierës së saj profesionale.

https://www.instagram.com/p/B4pACqYnsM0/?utm_source=ig_web_copy_link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here