Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Abuzim dhe Bullizëm që vret! Nga Xhoi Jakaj


Në shkollat tona ka rënë gongu i alarmit por askush se shikon ,

Bullizmi dhe abuzimi ngjajnë shumë e janë të përhapura tej normave të lejuara shoqërore vitet e fundit.

Advertisement

Kujdesi duhet të fillojë që në kopësht, të shtrihet në shkollat fillore dhe ato 9-vjeçare me një program të detajuar me projekt nga shoqatat ose shteti me një grup profesionistësh, sepse parandalimi është më i lehtë se shërimi.

Çfarë është Bullizmi?

Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, dëshirë që dëmton, një veprim që lëndon ,një disbalacë në forcë ,një përdorim i padrejtë i forcës një kënaqësi e dukshme e agresorit si dhe një ndjenjë e përgjithshme e të qënit mbizotërus ndaj viktimës”.

Bullying ” i shqipëruar do të thotë “kërcënim” dhe tregon fenomenin e sjelljeve të përsëritura, agresive, të dhunshme me karakter psikologjik, fizik, që ju bëhet fëmijëve adoleshentëve të pambrojtur e të vetmuar, por nuk përjashtohen as të rriturit që bullohen ose i bullojnë të tjerët, si psh një individ ose grup individësh më të mëdhenj të cilët kërkojnë të diskriminojnë, keqtrajtojnë, abuzojnë .
Këtë nocion e kemi dëgjuar shpesh në shkolla , por dhe më herët që në çerdhe ndodh mbizotërimi i një personi ndaj tjetrit që shkakton mënjanim dhe veçim individi në ambientet ku ata mesojnë ose kalojnë kohën e lirë.
Këta individ agresiv kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre duke shfrytëzuar moshën më të vogël, pamjen e jashtme, statusin social, përkatësitë racore ,kombësinë ose dhe atë fetare.
Bullizmi shfaqet me karaktere dhe me forma të ndryshme :
1-Bullizmi fizik,
Abuzim me anë të dhunës së përsëritur të çdo forme
2-Bullizmi psikologjik verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve dashakeqe, shpifjeve….
3-Bullizmi social që do të thotë mënjanim nga grupi shoqëror në shkollë,ose në festa që organizon klasa,
4-Bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale;
5-Bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale dmth keqpërdorimi i tyre për të dëmtuar ‘viktimën’ me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht…
6-Bullizmi racial nëpërmjet fyerjes dhe dhunës..
7- Bullizmi fetar duke diskriminuar dhe fyer fenë ku nxënësi ose prindërit e tij besojnë.

Si ta dallojmë fëmijën që është nën presionin e Bullistëve

•Fëmija nuk pëlqen më atë që pëlqente

•Fëmija është i fiksuari pas Instagramit apo fb nese ka llogari dhe papritur tenton ti mbylle ato nga frika.

•Fëmija nis të ketë shumë dhembje koke ose dhembje stomaku

•Fëmija grindet dhe nuk flet me miqtë

•Fëmija nuk do të shkojë në shkollë ose në stërvitje

•Fëmija nuk pëlqen më veten

•Fëmija fillojn të ushtrojë vetë bullizëm ndaj një më të dobëti

A ka mënyra efikase për ti mbrojtur fëmijet dhe adoleshentet

Bisedoni me mesuesen e djalit ose vajzes tuaj
Përfitoni nga “orët e hapura”. Per te shtruar problemin

Shkoni në takime me prindër dhe ngrijeni si problem,bëje publike bullizmin që i ndodh fëmijës tuaj dhe vete behu ndonjehere hetues i fëmijës së bulluar

Mbrojeni atë dhe mësoj fëmijës mjetet e duhura për t’u përballur me bullistin

Luftoni ti induktoni vetbesim dhe aftësi të mbrohet

Kalo kohë me të dhe jepi mundësi te flasë, ta nxjërre brengën që e mundon , ndryshe ai ose ajo që po kalojnë këtë problem e kanë të vështirē mbijetesën në ambientin ku mëson apo jeton

Bullizmi demton shendetin mendor dhe fizik,madje dhe vret fëmijë të pafajshëm nëse nuk i mbrojmë!

Marre nga Revista Psikologjia

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Disa gabime historike që do t’ju bëjnë të harroni tuajat

Next Post

Armand Hasanpapaj: Franca më dha gjithçka, ju tregoj si u bëra pjesë e garës në “Top Shef”

Advertisement