Nata e pestë e muzikës së vërtetë shqiptare
përcolli të tjera emocione në Vizion Plus.
“Këndo Këngën Time” pati në këtë natë
si protagoniste të saj një nga zërat më të spikatur të muzikës së lehtë shqiptare, Rovena Dilon. Një rrëfim i sinqertë që zbuloi detaje të panjohura më parë për publikun nga jeta e saj e gjatë artistike.
E çiltër, me zë të fuqishëm dhe paraqitje tërheqëse, Rovena Dilo, e cila gjithmonë ka përcjellë mesazhe e vlera artistike përmes këngëve të saj ka rrëfyer për daljen e parë në ekran:
“Isha shumë e re dhe për mua ishte hera e parë si spikere quheshe atëherë, moderatore në ekran. Po sigurisht që me Krastën ishte me e lehtë, se ku të linte radhë Krasta. Kemi kaluar shumë mirë, Adi ka qënë moderator kryesor ndërsa vajzat e reja gjithmonë kështu ishte atëherë ishin pak me aktive. Televizioni Shqiptar në atë kohë ishte një magji, dhe imagjinoje që në ato vite nuk ishte aq e lehtë të qaseshe tek ai. Ky ka qenë moment deçiziv në jetën time sepse sigurisht që më futi në mrekullinë e tetë”.