Me siguri që keni bërë ndonjëherë ndonjë gabim,
për të cilin jeni penduar më pas.
Megjithatë, çfarëdo gëbimi të keni bërë, mos u ndjeni fajtorë për këtë, sepse ka edhe më keq.
Ne po ju paraqesim dhjetë raste, kur disa njerëz bënë disa nga gabimet më të rënda të historië.
1. Refuzimi i dorëshkrimeve të J.K. Rouling.
12 shtëpi botuese refuzuan “Harri Poterin” e Roulingut, derisa shtëpia botuese Bloomsbury nënshkroi një kontratë me të, pas nxitjes së vajzës 8 vjeçare të drejtorit, Alisës. Libri arriti një sukses të madh dhe të menjëhershëm, u përkthye në më shumë se 60 gjuhë, u botua në 200 vende dhe fitimet e shkrimtares llogariten afro 1 miliardë dollarë, nga shitja e 400 milionë kopjeve në gjithë botën.
2. Anglezi që hodhi në plehra një pasuri të tërë
Xhejms Houells kishte blerë 7500 bitcoins (monedhë që përdoret në internet) në vitin 2009, kur vlera e tyre ishte shumë e vogël. Deri në vitin 2013 kjo monedhë kishte arritur vlerën afro 853 euro dhe burri pra kishte në duart e tij një pasuri prej 6.2 milionë euro. Ku qëndron problemi atëherë? Ai e kishte harruar diskun në një sirtar për vite me radhë dhe më vonë e hodhi atë në plehra, pa pasur idenë e pasurisë që mbante brenda. Kur e kuptoi gabimin e tij, vajti në vendin ku shkarkoheshin plehrat, ku i thanë se disku ishte diku në kodrat me plehra që arrinin lartësinë 1.5 metra.
3. Njeriu që refuzoi të blinte Google për 1 milionë $
Në vitin 1999, themeluesit e Google, Lerri Pejxh dhe Sergei Brin, kontaktuan drejtuesin e Excite, Xhorxh Bell, duke i shprehur atij dëshirën e tyre për të shitur një program kërkimi që kishin krijuar për afro 1 milionë $. Meqë Bell nuk dukej i interesuar, dy krijuesit e rinj e ulën çmimin në 750 mijë $, duke u përpjekur të binin në marrëveshje. Xhorxh Bell përsëri refuzoi. Me siguri është penduar për këtë, sot vlera e programit të kërkimit në internet më të përdorur në botë, vlen 365 miliardë $.
4. Njeriu që nuk vrau Hitlerin, kur kishte mundësi
Në vitin 1914, gjatë L1B, ushtari anglez, Hendri Tandei, i cili do të mbetej në histori, takoi rastësisht të plagosur dhe të paarmatosur Adolf Hitlerin, i cili atëherë ishte 19 vjeç dhe shërbente në radhët e ushtrisë gjermanë. Tandei vendosi të mos e qëllojë me gjakftohtësi, duke i falur jetën. Megjithatë ekzistojnë disa dyshime për vërtetësinë e kësaj historie, të cilën e bëri publike më pas vetë lideri i Gjermanisë naziste.
5. Shitja e 610 000 aksioneve në vend të njërit
Në vitin 2005, një agjent burse japonez, i solli një dëm prej 190 milionë paundë shoqërisë së tij, sepse u ngatërrua dhe shiti 610 mijë aksione për 1 jen (gjysmë paundi), në vend që të shiste një aksion 610 mijë jen, siç kishte qëllim të bënte. Megjithë kërkesat e përsëritura dhe të vazhdueshme të ndërmarrjes, Bursa e Tokios nuk pranoi të plotësonte kërkesën e tyre për ndreqjen e gabimit dhe ndërmarrja u detyrua, më vonë, t’i blejë përsëri aksionet e saj, me një çmim më të lartë.
6. Kur nevrikosej Xhengis Khan
Xhengis Khan, lideri ushtarak i njohur i Mongolisë dhe pushtuesi më i madh i shekullit të 13-të, ishte përpjekur të krijonte marëdhënie diplomatike dhe tregtare me Ala ad-Din Muhammad, sundimtar i provincës fqinjë të Khëarezmid, ku sot ndodhet Irani dhe Iraku. Megjithatë, kur propozimi i tij u refuzua dhe njërit nga të dërguarit e tij, diplomat mongol, iu pre koka, Khani reagoi me zemërim. Dërgoi një ushtri me afro 200 mijë ushtarë të cilët në thelb shkatërruan perandorinë fqinjë.
7. Facebook refuzoi të merrte në punë dy programues
Në vitin 2009, programuesit Brajan Akton dhe Jan Kum u përpoqën të merreshin në punë nga Facebook. Megjithëse u pranuan në disa intervista, nuk arritën të siguronin marrjen në punë, gjë të cilën e publikuan vetë ata në faqen e tyre në rrjetet shoqërore. Disa vjet më vonë, Facebook bleu aplikimin ëhatsApp për 19 miliardë, një projekt që filluan dy burrat kur nuk arritën të fillonin punë në Facebook.
8. Trenat më të gjerë se platformat
Shoqëria kombëtare e hekurudhave franceze, SNCF, harxhoi sivjet 15 miliardë paundë për të blerë trena të rinj. Për fat të keq, trenat e rinj janë shumë të gjerë për 1300 platformat ekzistuese në vend, një problem që për t’u rregulluar duhen shpenzuar 36 milionë paundë të tjerë. Emanuel Gronden, nga sindikata e hekurudhave, e përshkroi kështu situatën: “është si të porosisësh një makinë të re, të madhe, pa kontrolluar nëse e nxë garazhi, apo jo”.
9. Shtëpia diskografike që zgjodhi grupin muzikor të gabuar
Në vitin 1962, shtëpia diskografike Decca kishte dëshirë të gjente dhe nënshkruante kontratë me një grup muzikor premtues. Ata morën në provë dy grupe të rinj, në studiot e tyre, në Londër dhe në fund vendosën të lidhnin kontratë me njërin prej tyre. Emri i grupit që arriti të nënshkruante një kontratë me shtëpinë diskografike ishte Brajan Pul and the Tremeloes. Ata që u refuzuan ishte një grup muzikor me katër të rinj nga Liverpuli, që quhej The Beatles.
10. Gabimi ortografik që kushtoi 9 milionë paundë
Qeveria angleze pranoi të paguante padinë prej 9 milionë paundë, për shkak të një gabimi shtypi, për një “s” që mungonte, që kishte lidhje me likuidimin e pasurive të një shoqërie. Gabimi i qeversië pati si rezultat që më shumë se 250 njerëz të humbisnin punën, në një shoqëri 124 vjeçare nga Uellsi, me emrin “Taylor and Sons”, e cila gabimisht u shkrua “Taylor and Son»- një shoqëri që kishte shpallur falimentin në vitin 2009.