Këngëtari Young Zerka në klipin e tij të ri të publikuar
vetëm disa orë më parë është shfaqur me disa skena të zjarrta
së bashku me bjonden e përfolur si e dashura e tij, Joana Alimema.
Disa javë më parë këngëtari Young Zerka u fotografua në bregdetin e jugut nën shoqërinë e një vajze bjonde. Kjo ka bërë që këngëtari të përflitet për një lidhje të re me bjonden bukuroshe, edhe pse të dy ata janë bërë bashkë për hir të klipit të ri që u publikua dje. Dyshimet shtohen edhe më shumë se gjërat mes tyre mund të jenë bërë serioze, pasi dyshja janë kapur mat edhe jashtë punës. Ata janë fotografuar në Korçë, i cili është qyteti ku ka lindur Young Zerka. Asnjëri prej të dyve nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me këtë situatë, për të mohuar ose pohuar një lidhje të mundshme mes tyre.