Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse kemi kaq shumë vrasje dhe rini kaq agresive? Nga psikologia Juliana Dulla!

Njerëzit janë shumë të ngarkuar dhe frustruar nga ana psikologjike.

Gjendja ekonomike, papunësia, kultura (mospranimi i dështimit të një marëdhënieje)etj.

Mosfunksionimi i mirë i strukturave bën që njerëzit shpesh u japin drejtim vetë gjërave.

Advertisement

Në rastet e krimit në familje por edhe jashte saj ndodh që intitucionet përkatëse nuk marin masa mjaftueshëm ose vet personi nuk bën denoncimin për shumë arsye që kultura dhe vendi ku jeton nuk ja” lejon”. Po të marim shembull konfliktet, dhunën apo vrasjet në çift, shumë gra dhunohen psikologjikisht dhe fizikisht , ato nuk tregojnë por e izolojnë problemin për shkak të kushteve ekonomike, arsye te turpit, mund të ndodhë edhe që janë dhunuar në familjen e origjinës nga prindërit, ose nëna është dhunuar dhe e ka duruar babanë e tyre, ndaj dhe ato e quajnë diçka normale nënshtrimin ndaj një mashkulli, pra modeli familjar përsëritet, por ndoshta me pasoja edhe më të rënda, pra si vrasja.Sjelljet dhe problematikat e të rriturve lënë gjurmë jo vetëm tek ata por edhe tek fëmijët e tyre gjithashtu edhe ne shoqërinë e një vendi. Ndikimet e sjelljeve të mira apo të këqija janë të modeluara nga familja e shoqëria.

Të përpiqemi për një shoqëri më të mirë: fëmijë të shëndetshëm psikologjikisht – rini e përgjegjshme.

Prindër-shkollë-media-shoqëria etj janë elementë të rëndësishëm për rritjen e një brezi të shëndetshëm.

Kush dhunohet në fëmijëri ka më tepër mundësi të bëhet njeri agresiv ose një njeri i nënshtruar sepse në momentin që një fëmijë dhunohet nga prindërit e tij të cilët janë figura mbrojtëse e tyre, atëherë ata do e quajnë dhunën diçka normale dhe do e pranojnë. Fëmijëtqë asistojnë në dhunën familjare (kur nëna dhunohet nga babai ne forëm verbale dhe jo verbale, ose e kundërta) marin një model jo të  mirë për të ardhmen e tyre, vajzat ndodh që të nënshtrohen ndërsa djemtë janë agresiv ndaj bashkëshortes së ardhshme. Ky model dhune bën që fëmijë në adoleshencë ose dhe më herët të shfaqin sjellje jo të përshtatshme si alkooli, droga, duhani, bëhen agresiv në familje, shoqëri, shkollë, etj.Nëse fëmijë të tillë nuk marin mbështetje psikologjike ndodh që ne familjet e tyre të ardhshme të jenë prindër agresiv.Sjellja e prindërve mes njëri tjetrit por edhe me vet fëmijët ka rëndësinë dhe përgjegjësinë kryesore për krijimin dhe modelimin e një  rinie të shëndetshme psikologjikisht.

Sa më shumë kohë të kaloni me fëmijët tuaj aq më mirë do i njihni ata. Kur fëmijët kalojnë shumë kohë jashtë shtëpisë është shoqëria e cila dominon në formimin e tyre. Jo  gjithmonë fëmijët kanë fatin të jenë në një shoqëri të mirë.Nëse fëmjët kalojnë më shumë kohë pa kontroll se sa me kontroll nuk duhet të habitemi kur të na vijnë në shtëpi  të dehur, me para të pajustifikuara etj. Në qoftë se prindërit kultivojnë te fëmijët edukimin, punën, mirësjelljen respektin për të tjerët shoqëria e ardhshme do jetë padyshim më e mirë. Rëndësi të madhe ka që femijëve t’iu  induktohet respektimi I të drejtave, zgjedhjeve dhe i dëshirave të tjetrit dhe jo imponimi I tyre  apo “pronëzimi” i personit (sidomos te djemtë) me qëllim shmangien e konflikteve apo vrassjet ne çiftpor edhe ndaj prindërve të tyre.

Të jesh model i tolerancës, komunikimit, i punës dhe jo luksit të shfrenuar që  për fëmijët sot, ky luks është kthyer në qëllimin kryesor te jetës së tyre. Egoja për ambicien e një të ardhmeje më të mirë duhet të ekzistojë tek të gjithë njerëzit, por jo deri në faktin që njeriu të devijojë me veprime të cilat dëmtojnë shoqërinë e sigurisht dhe vet atë.Fëmijët duhet ta dinë që duhet punuar shumë për të patur një të ardhme të mirë dhe kjo nuk u tregohet me fjalë por me modelin e tyre si prindër.

Institucionet e shkollave nuk duhet të rekrutojnë mësues të cilët kanë qëllim kryesor tek nxënësit vetemarritjet akademike. Mësuesi duhet të jetë motivues i mirë, pozitiv dhe i hapur ndaj diversitetit në klasë.  Të jetë më shumë mbështetës se sa kritikues. Psikologët duhet të kenë një numër më të reduktuar të fëmijëve sepse vetëm kështu do jenë më produktiv.

TV ,  përveç qëllimeve te tyre të përfitimit, duhet të kenë edhe kujdesin për teleshikuesin, në kuptimin që të bëjnë kujdes me promovimin figurave apo individëve të cilët ftojnë. Fëmijët, sidomos në adoleshencë ata modelojnë dhe krijojnë idhujt e tyre, ndaj është mirë që të promovohen njerëz me vlera, të cilët kanë çfarë të ndajnë nga jeta e tyre për të motivuar rininë e sotme.

Portalet online, duhet të jenë më të kujdeshëm me përcjelljen e lajmeve negative për arsye se ndikimi i tyre ndikon në gjendjen emocionale të çdo kujt jo vetëm tek të rinjtë.Lajmet negative ndikojnë gjithashtu në sigurinë e njeriut, duke parë e dëgjuar vrasje çdo ditë njerezit ndihem të pasigurt dhe të pashpresë. Njëkohësisht lajmet e “bujshme” mund të bëhen model për një njeri I cili ka nevojë për vëmendje dhe e sheh veten si “protagonist” të radhës.

Shoqëria, në ditët e sotme po bëhet çdo ditë edhe më shumë indiferente ndaj problemeve apo ngjarjeve përrreth. Nëse një miku/kja jonë ka nevojë për ndihmë nuk duhet ta shpërfillim qoftë edhe sado i vogël të na duket problemi.

Çdo gjë fillon nga vetja, mirëqënia fizike, psikologjike dhe emocionale janë prirësit. Ashtu si zemra, stomaku etj edhe truri është një organ i rëndësishëm i cili herë pas here ka nevojë për shkarkesën e tij nga ngarkesat qe jeta sjell. Duke kërkuar ndihmën e specialistit të shëndetit mendor në momentin e duhur ne kujdesemi jo vetëm për veten tonë , kështu  do jemi në gjendje të kujdesemi edhe për fëmijët, familjaret e tjerë, miqtë, të afërmit e gjithë shoqërinë tonë.

Me shumë përkushtim do të kemi një minimizim të problematikave që kanë pushtuar mbarë shoqërinë tonë, pse jo dhe zhdukjen e tyre.

Juliana Dulla, psikologe, e-mail julianadulla67@gmail.com, tel 0698232247!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur artiste si Kristina Marku shprehin mirënjohje…!

Next Post

MR ELVIS: U riktheva për veten dhe për ata që duan muzikën time

Advertisement