Lei Kraja është një nga moderatoret më të përfolura në show-bizzin shqiptar.
Në emisionin Vizioni i Pasdites,
Lei ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike dhe nëse do ta bënte do të ishte tek sytë.
“Tani kam filluar edhe ka ndodhur që e kam përdorur photoshop- in në një mënyrë të gabuar , ose kamë vënë re që që ka lëvizur viza, ose kam futur barkun brenda se kam ngrënë shumë bukë atë ditë. Tani nuk e përdor më Photoshopin, po ju them fotografëve, ka qëlluar shumë herë që iu them aman ma ngrini pak këtë syrin lart sepse sytë i kam pak të perënduar. Unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje, por nëse do e bëja është kjo gjë, sytë. Gjithmonë them ma ngrini pak syrin lart ose mi dobësoni pak këmbët”, ka përfunduar Lei.