Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Elda Berisha: “Ah moj nënë” përcjell mesazh shpirti për të gjithë!

Rikthehet këngëtarja Elda Berisha me një këngë të ndjerë, që përcjell mesazhin e dashurisë përveç dhimbjes së humbjes. “Ah moj nënë” titullohet kënga e shoqëruar me klip që sapo është lançuar nga këngëtarja simpatike që jeton prej vitesh në Zvicër por që vjen herë pas herë me një klip të realizuar për publikun e saj. Flasim më gjerë me Eldën…!


 
-Elda,  në këtë intervistë ne do të flasim për shumë gjëra, por e nisim me këngën tënde më të re, “Ah moj nënë ”…!
-Mirëe se ju gjeta! Faleminderit  për vlerësimin dhe qëmë dhatë mundësinë për këtë intervistë në gazetën tuaj prestigjoze, është një nder për mua dhe ju uroj punë të mbarë për më tej. Për sa i përket krijimittë ri qe sapo është lancuar, me të vërtetë jam e kënaqur sepse çdo produksion i ri është si një pako surprizë për mua sepse mënyra si do të pritet ka emocionet e saj, por pavarësisht kësaj mendoj se kam bërë me të mirën time në lidhje me këtë këngë, që për më tepër është dedikim për një person shumë special që tani nuk jeton më. Nuk kam dashur të transmetoj dhimbje të mëtejshme në shpirtin e askujt, thjesht doja të krijoj një kujtim të paharruar. Mendoj se njeriu ka nevojë të jetojë ndonjëherë me disa kujtime të paharruara, sepse të motivojnë për një të ardhme më të mirë.
-Çfarë të tërhoqi kaq shumë në këtë këngë, si arritur të jetësohet dhe të dalë në në rezultatin përfundimtar?
-Mendoj se njeriu ka nevojë t’a ketë pranë njeriun e dashur të familjes, frymëzimi im më i madh erdhi ne momentin kur dhe mua m’u largua nga jeta një njeri i familjes shumë i dashur. Duke dashur që njerëzit të kenë një kujtim të paharruar për personat e rëndësishem në jetë ,mendova dhe jetësova këtë këngë, dhe shpresoj ta realizoj sado pak këtë synim human, shpresoj të pritet mirë si produksion. Dëshiroj të jap një mesazh, që të gjithë njerëzit të bëjnë më shumë dhe ti duan më shumë nënat e tyre, sepse është dashuria më e madhe e jetës, sepse kur nuk janë më, dhimbja është e madhe.


 -Bashkëpunëtorët e tu në këtë produksion të ri janë ata më të cilët ti bashkëpunon pothuajse gjithmonë për të sjellë këngët e tua të reja. Çfarë ke gjetur tek këta bashkëpunëtorë në muzikë që të bën të kthehesh e rikthehesh gjithmonë tek ta…? Sa përqind të suksesit e kanë prodhuesit e projektit dhe sa këngëtari?
-Mendoj se për sa i përket bashkëpuntorëve të mi, them se kam qëlluar në shenjë! Me të vërtetë jam munduar të punoj dhe të zgjedh më të mirët që ofron tregu shqiptar i muzikës, për të realizuar ato ç’ka kam dashur dhe duke parë se gjithmonë kemi patur një bashkëpunim të ngushtë dhe shumë frytdhënës, vazhdojmë të jemi bashke në çdo produksion, mendoj që dhe e ardhmja do ta forcojë më tepër këtë bashkëpunim, sepse tek këta njerëz kam gjetur profesionalizmin, korrektësinë, dëshirën e mire për të krijuar dhe mbi të gjitha respektin dhe dashamireësinë për të më lancuar sa më mirë të munden. Ka një  rëndësi specifike bashkëpunimi dhe koordimi i punës në produksionin e një kënge dhe videoklipiveçanërisht sepse duhen përshtatur idetë, kënga dhe video për të lancuar diçka që tregu e pëlqen, dhe për më tepër të lejë dhe një shije të mirë në publiknë të ardhmen. Mendoj se nuk mundt’a specifikojme përqindje ndarjen e suksesit,por në fund të fundit të gjithë bashkë sforcohemipër të mirën e përbashkët, jam e mendimit që pjesa më e rëndësishme e të gjithë kësaj, është gjendja emocionale e këngëtarit në momentin që fillon të punojë për projektet e tij dhe për më tepër të sjellë atë që kërkohet në treg, njerëzit në këto kohë që jetojmë duan më shumë ngjyra, shije, dhe profesionalizëm.
– Bëhesh nervoze para se të dalësh në skenë të këndosh live?
-Kjo është mëse e vërtetë skena ka emocione të forta, dhe tek këngëtari ose më saktë tek një femër këto paraqiten fuqishëm. Femra nga natyra sigurisht, ka kompleksitetin e saj delikat, por pjesa e skenës të ve dhe pak në siklet sepse ti para vetes ke shumë pasqyra në të cilat duhet të shihesh, mendoj se kurrë ti nuk mund t’i kënaqesh të gjithë njerëzit sepse shijet e tyre janë të ndryshme, per më tepër publikujonë është shumë paragjykues në forma jo të  mira, dhe kjo është pjesa më e sikletshme nga të gjitha, por këtë gjë unë e kam hedhur pas shpine, dhe jam mjaft krenare për krijimtarinë dhe mbi të gjitha karakterin tim,duke dashur të jem modeste, sigurisht.

Advertisement


-Çfarë këshillash do t’i jepje dikujt që po mendon t’i hyjë muzikës?
-Mendoj se thelbi për të qenë një artist ose këngëtar i çdo zhanri është të jesh vetvetja, mendoj se në dekadën e fundit muzika është kthyer në show parade dhe ka marë një transformim radikal, duke humburgjurmët e vërteta, njerëzit janë shumë konfuz dhe shpesh herë përballen me zgjedhje të vështira për sa i përket muzikës shqiptare, jam e mendimitqë nëse dikush do ta marrë këtë udhë, të japë talentin që ka në shpirtine tij dhe ti kënaqe të tjerët, të jenë sa më natyralë dhe të thjesht, sepse në fund të fundit talenti, thjeshtësia dhe bukuria natyrale fitojnë gjithmonë.
-Si i ndan ti në përqindje këngën dhe performancën?
-Mendoj se kënga dhe performanca janë simotra të çdo lloj krijimi, por mendoj që kënga paraprin performancën sepse kjo shkon përshtat me atë çka krijon dhe me atë çka do transmetosh në publik, gjithsesi mendoj se krijimet para se të publikohen duhen studiuar dhe konsultuar me stafin te cilin ke zgjedhur. Kurrë nuk mund ta mendosh që goditjen në shenjë t’a bësh vetëm, ndaj ritheksoj se bashkëpunimi ka rëndësi specifike.
– Në koncertin e cilit këngëtar nuk do të mungoje kurrsesi?
-Sinqerisht do ishte kënaqesi sublime të isha prezente në koncertin e këngëtares prestigjoze Artjola Toska, nuk desha të le pa përmendur këtu Aurela Gace, Soni Malaj, Alban  Skënderaj etj.
– Një këngë që për një arsye ose një tjetër, ka domethënie të veçantë për ty?
-Ç’është e vërteta në jetën e përditshme ndodh fenomeni që duke dëgjuar këngë të ndryshme ne gjejmë veten sepse çdo këngë ka domethënien e saj dhe në këtë domethënie e kthejmë ne botëkuptim ashtu si një biblotekë e mbushurme kujtime, duam apo nuk duam ne kjo gjë ndodh rëndomtë çdo ditë që kalojmë, unë jam tip i qeshur dhe plot ngjyra, rrjedhimishtdëgjoj këngë ritmike dhe verore, por veten e gjej në këngët e mrekullueshme dhe plot kuptim të këngëtarit Alban Skenderaj, aty gjej plot domethënie.


– Cila është pyetja që urren t’i përgjigjesh?
-Tani në fakt nuk mund t’i përgjigjem pyetjes tuaj me një pyetje tjetër (qesh) sepse kryesisht femrat urrejnë ti pyesësh për moshën,por mendoj se urrej me shumë pyejtjet cinike dhe më nënkuptime, unë jam e drejtpërdrejt dhe pyetjet më pëlqejnë direkte.
-Çfarë do ta pasojë këngën e sapo prodhuar?
-Në mendje në fakt kam shumë ide dhe dëshira për të dhënë më shumë për publikun dhe dashamirësit, jam duke u marrë intensivisht me këto projekte por këto kërkojnë kohë dhe përkushtim maksimal, por së fundmi desha të theksoj faktin që do jem prezente dhe aktive në jetën e muzikës shqiptare, gjithmonë me bashkëpunëtorët e mi MAX production, Alban Fortuna, Armand Trebicka.

Burimi: Koha

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Xhoi Jakaj: Në politikë ka më shumë rëndësi të jesh e mençur apo e bukur?!

Next Post

Jorgo Papingji “Mjeshtër i madh” ende pa pension, institucionet heshtin prej 8 vitesh

Advertisement