Një tjetër talent shqiptar këtë herë në sport triumfon.
Po flasim për djalin e artistit të njohur
me origjinë nga Malësia Gjekë Dushaj.
Ai quhet Albert Dushaj ku në sportin Jiu Jitsu në Amerikë ka fituar vendin e parë duke na bërë krenarë gjithëve dhe pa harruar të formojë me duar edhe shqiponjën duke treguar kështu origjinën e tij. Alberti është 26 vjeç dhe ka fituar deri më tash 5 ndeshje në këtë sport të veçantë, ndërsa është djali i madh nga dy djemtë që ka artisti i njohur i muzikës shqiptare.