Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Testi i shtatzanisë

– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur bëra test shtatzanie dhe më doli pozitiv. Ç’do të thotë, ju lutem?

– Kjo është një ëndërr pozitive; do të thotë që çfarëdo projekti apo plani të bëni këto ditë, do t’ju dalë i suksesshëm.

Advertisement

Dhëmbë

– Në ëndërr pashë sikur shkova me mamin në një shtëpi dhe unë qëndrova jashtë te shkallët me një djalë. Në një moment po e shihnim njëri-tjetrin e pastaj filluam të flisnim. Pas pak ai u afrua që të puthej me mua, por dhëmbët e tij prekën dhëmbët e mia. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Aleksja.

– Një ëndërr e tillë tregon në njëfarë mënyre bisedat mes jush dhe mamasë suaj në lidhje me çështjet e zemrës. Por, edhe nëse nuk i keni biseduar me të, atëherë një shqetësim që keni brenda jush e shqetëson edhe mamanë, gjithmonë në lidhje me fatin tuaj. Ndoshta ju mendoni se kur do të vijë dita që do t’i prezantoni një djalë serioz që edhe ajo të qetësohet për ju, por ëndrra ju këshillon që më parë të mendoni për veten e pastaj për mamanë. Nuk duhet të bëni zgjedhje apo të merrni vendime për hatër të prindërve, nëse nuk e ndieni. Dhëmbët në këtë rast tregojnë që duhet të keni kujdes në mënyrën se si silleni, sepse shpeshherë, në vend që të tregoni se jeni një vajzë e ngrohtë dhe e dashur, te të tjerët krijoni përshtypje të kundërt, si një vajzë agresive dhe e ftohtë. Ndaj mundohuni të tregoni anën tuaj të ngrohtë sepse jo gjithmonë agresiviteti apo indiferenca është tërheqëse në sytë e një personi që mund të jetë i interesuar për ju. 

Flirtimi

– Kam parë në ëndërr sikur isha me të dashurin tim pranë një taksie. Ai qëndronte në derën e pasme, ndërsa unë në derën para dhe donim të takoheshim sepse kishim shumë mall, por diçka na pengonte për t’u bashkuar. Brenda në taksi ishte edhe një çift që flirtonin me njëri-tjetrin. Unë mendova: “Po sikur të flirtojë edhe i dashuri im me atë gruan?”. Ktheva koken mënjanë dhe mu bë sikur i dashuri më mori për krahu dhe më çoi në familjen e tij që të më prezantonte me ata. Aty u zgjova. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Një ëndërr e tillë tregon që duhet të keni kujdes sepse në ditët në vazhdim, mes jush do të lindë një debat që do t’ju bëjë të shkëputeni nga njëri-tjetri për disa ditë. Por, kjo do të jetë e përkohshme. Do të ketë përplasje mendimesh dhe xhelozira mes jush, por pas kësaj do të vijnë ditë më të mira dhe do të rilindë një dashuri më serioze dhe më e fortë se ajo që kishit më parë. Ndodh që ndonjëherë zënkat shërbejnë për mirë. Kështu do të ndodhë për ju. Ai do ta shikojë lidhjen shumë seriozisht dhe mund t’i lindë edhe ideja që t’ju prezantojë me familjen. Gjithsesi, duhet të jeni edhe ju shumë e kujdesshme dhe paksa tolerante ndaj tij. Ju urojmë fat!

Ora dhe djali

– Jam 28 vjeçe dhe më ndodh shpesh të shoh në ëndërr ora të ndryshme. Mbrëmë pashë sikur dikush më dha një orë dhe më tha: “Shpejto, po të ikën koha”. Më pas pashë djalin që më pëlqen, i cili m’u afrua dhe ma bënte me shenjë tek ora. Pastaj më ktheu shpinën duke qeshur. S’e kuptova se çfarë kuptimi ka…

– Orët në ëndërr përfaqësojnë momente të caktuara të jetës, kohën që po kalon, diçka të rëndësishme, pra, kanë shumë kuptime, por kjo varet nga përmbajtja e ëndrrës. Ëndrra që keni parë ju, ka të bëjë me një person i cili dëshiron me çdo kusht të jetë afër jush dhe ju nuk arrini dot ta kuptoni këtë gjë. Pra, ëndrra ka të bëjë me jetën tuaj private, me kohën që po ju ikën. Nëse keni një lidhje, ose nëse dikush ju intereson, mund t’ju ikë si rast nëse nuk i kushtoni vëmendjen e duhur. Djali që ju ka kthyer shpinën, në fakt, nuk është shenjë e mirë, do të thotë që ju ka dhënë shumë kohë, por ju s’e keni vlerësuar dhe mund t’ju ikë si rast. Urojmë të jetë thjesht një paralajmërim. Nëse jeni ende në kohë dhe nëse keni diçka për t’i shprehur këtij personi, është momenti të bëheni më “luftarake” ndaj gjërave që dëshironi në jetë.

Isha lakuriq

– E kam parë veten sikur isha lakuriq në ballkonin e shtëpisë. E ndieja që më shikonin, por nuk më vinte turp. Më pas sikur po bëja dush po në ballkon. A ka ndonjë kuptim?

– Ëndrra juaj tregon se ju jeni një person i pavarur dhe keni vërtet një ndjenjë lirie brenda vetes. Nuk ju intereson se çfarë mendojnë të tjerët dhe kjo ju bën të ndiheni mirë. Kjo ëndërr tregon gjithashtu që ndiheni e çliruar nga gjithë çfarë të tjerët mendojnë për ju. Dushi tregon përmirësim të jetës suaj në të gjitha këndvështrimet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk laheni...!

Next Post

Adriatik Bejko sjell klipin “Shoqëria”; Pritet mirë që në ditët e para…!

Advertisement