Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Xhulio Doci, gazetari më i ri i showbiz-it që po merr famë nga personazhet publike!

Xhulio Doçi është një djalë që ka pasion gazetarinë,

dhe mendon se një ditë ai do të jetë një gazetar i shkëlqyer i showbiz-it. Ai e ka nisur gjysmën e rrugës,

dhe i ka mbetur gjysma tjetër tashmë.

Advertisement

Xhulio ishte menaxheri i një prej faqeve të mëdha @shqiptare_vipat të cilën fatkeqësisht Instagrami e mbylli, por ai nuk u dorëzua lehtë, dhe ka hapur një adresë tjetër sërisht: @shqiptare__vipat. Ai rrëfehet në këtë intervistë, dhe gjithçka është ekskluzive. Mos e humbisni!

-Xhulio, në fillim të flasim pak se si ti nise të merreshe, ose më saktë, si nise që nga pak të bëheshe “i famshëm”?

– Përshëndetje! Atëherë, mua më pëlqenin jashtë mase emisionet televizive që bëheshin rreth show-biz-it shqiptar. Duke i ndjekur çdo ditë të tilla emisione, mendoja sikur të isha unë në vendin e tyre duke intervistuar. Dhe kështu lindi ëndrra ime për t’u bërë, pse jo, një gazetar i suksesshëm, e të jem pjesë e një televizioni!

-Ti je ende i ri dhe ke shumë rrugë përpara që t’ia arrish qëllimit, por a mendon se ke bërë zgjedhjen e duhur?

-Nuk mendoj se kam shumë rrugë për të bërë, përkundrazi, gjysmën e kam bërë tashmë. Por jam shumë i sigurt që kjo është zgjedhja ime e duhur. Kjo është ëndrra ime, dhe pse jo e ardhmja ime televizioni do jetë.

-Çfarë të kanë thënë prindërit ose të afërmit e tu kur u ke treguar se një ditë do jesh një gazetar mjaft i njohur?

-Prindërit janë mbështetja ime. Pa ndihmën e tyre unë nuk do isha sot deri këtu. Ata kanë bërë dhe po bëjnë gjithçka për mua, dhe unë një ditë do ua shpërblej atyre duke i bërë të ndihen krenarë për mua. Ndërsa disa nga të afërmit e mi më kundërshtonin, sepse mendonin se ishte një zgjedhje e vështirë. Më thonin “Nuk mund t’ia dalësh dot”. Por sigurisht, mendimi i tyre për mua është thjesht humbje kohe, sepse kjo është zgjedhja ime, duan apo nuk duan ata.

-Tani të flasim pak se si u bëre “i famshëm” nëpërmjet faqes tënde?

– Atëherë, një ditë, rastësisht po kontrolloja Instagramin tim dhe po shikoja disa komente në një nga fotot e Luanës, pasi ajo merr shumë komente pozitive. Aty pashë një faqe që ma kapi syri menjëherë “Estrada Shqiptare”. Në darkë, po mendoja sikur të kem dhe unë një faqe të tillë me emrin @shqiptare_vipat. Nuk po më rrihej, derisa e hapa! Postimi i parë që bëra ishte foto e Luana Vjollcës. Pashë që po më ecte mirë, dhe vazhdova sërish duke postuar për të gjithë artistët.

-Personazhet e dinin se kush fshihej pas asaj faqeje? Si reaguan kur e morën vesh? A vazhduan të të mbështesin si në fillim?

– Jo, personazhet nuk e dinin se kush e kishte atë faqe. Por me kalimin e kohës, pasi më bënin pyetje vazhdimisht se “Kush je?”, vendosa t’ua tregoja. Nuk e prisja reagimin e tyre, sinqerisht. – Mendoja se nuk do më përkrahnin si në fillim, por jo, përkundrazi! Ata filluan të më bënin akoma edhe më shumë suport dhe të më donin akoma më shumë.

-A e kishe menduar se faqja jote do ishte aq e njohur?

– Me të thënë të drejtën, kurrë nuk e kisha menduar se do bëhej faqe shumë e njohur. Arrita pothuajse 30 mijë ndjekës në Instagram, por fatkeqësisht Instagram ma mbylli padrejtësisht. Nejse, unë do vazhdoj sërish.

-A mund të na thuash se kush nga personazhet të ka mbështetur?

– (Qesh). Janë shumë personazhe që më kanë mbështetur, por unë po t’i them të gjithë: Arinda Gjoni, Genta Gjalpi, Marina Fara, Eli Fara, Xhani Demika, Ingrid Gjoni, Inis Gjoni, Gena, Poni, Artiola Toska, Erik Lloshi, Luana Vjollca, Marina Vjollca, Lorik Cana, Bieta Sulo, Çiljeta Xhilaga, Niko Komani, Baby G, Erald Farruku, Alma Çelaj, Vani Gjuzi, Rati, Besnik Qaka, Jonida Maliqi, Jonida Vokshi, Yllka Kuqi, Remzie Osmani, Blerina Matraku, Gaz Paja, Erion Isai, Olsi Bylyku, Bes Kallaku, Ermal Fejzullahu, Ariana Fejzullahu, Alba Hoxha, Aurela Hoxha, Zaimina Vasjari, Yll Limani, Anjeza Maja, Delinda Disha, Aurela Gaçe, Fifi, Kejsi Tola, Krusita, Bruno, Klajdi Haruni, Flori Mumajesi, Florida Sala, DJ Viki, DJ Sardi, Dr. Senera, Kiara Tito, Ona Vasjari, Einxhel Shkira, Argjira Spanca, Alesia Bami, Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Suela Boci, Graciano Tagani, Enea Melaj, Ertila Koka, Erjona Rusi, Era Rusi, Amarda, Evi Reçi, Kejvina Kthella, Dona Pjetri, Ada Deda, Vildane Zeneli, etj.

-Ti publikon edhe për të rinj që duan t’i hyjnë rrugës së artit, pra je suport për ta. Ke marrë mbrapsht falenderime, mirënjohje?

Po, kam publikuar dhe do vazhdoj të publikoj sërish. Do jem gjithmonë suport për ta, dhe sigurisht që kam marrë falenderime pafund.

-A ka patur ndonjë rast që ndonjë VIP të ka kërkuar të heqësh foton e X personazhi tjetër, ngaqë e ka inat?

– Jo, asnjëherë nuk kam patur reagime të tilla, dhe nuk besoj të kem, pasi unë aty i mbështes të gjithë artistët.

–  Po që t’i publikosh foton, të kanë kërkuar?

– Sigurisht që më kanë kërkuar, pafund! Jo vetëm fotot, por dhe videot e tyre ose muzikën që sapo ka dalë.

– Cilët janë personazhet që i ke marrëdhëniet e mira? Po më pak të mira?

– Unë i kam me të gjithë personazhet marrëdhëniet shumë të mira. Asnjëherë nuk kam patur ndonjë konflikt me ta.

-A di ndonjë sekret të ndonjë X personazhi që të na e thuash dhe neve?

– Ta dini ju sa sekrete të personave VIP di unë! Jo, asnjë sekret të tyrin nuk tregoj, sepse nuk dua të jem i keq për ta.

-A je pro/kundër ndërhyrjes kirurgjikale? Çfarë mendimi ke për personazhet që bëjnë ndërhyrje?

– Unë për vete jam pro ndërhyrjes kirurgjikale. Ata personazhe që duan të bëjnë ndërhyrje, e bëjnë për veten e tyre dhe jo për të marrë mendimin e njerëzve sesi duket. Meqë jemi tek ndërhyrja kirurgjikale, e vetmja doktoreshë që jua bën pamjen tuaj të re, siç e dëshironi ju, është duararta Dr. Senera. Tani nuk dua ta kaloj këtë pjesë pa përmendur njëherë e mirë se çfarë thonë për Luana Vjollcën. Të gjithë mendojnë se ajo është e bërë, por jo, njerëz të dashur, e keni gabim! Po të shikoni fotot e Luanës kur ka qenë e vogël, adoleshente, dhe foton se si është tani, do shikoni që nuk ka ndryshime siç thoni ju. Eshtë e njëjta Luanë.

– Çfarë mendimi ke për projektin që Capital T realizoi në Tiranë? A ishit i pranishëm?

– E keni fjalën për mega-koncertin që bëri në sheshin “Nënë Tereza”. Ai bëri një punë shumë të madhe, dhe mendoj se e realizoi ashtu siç deshi dhe doli me sukses. Të gjithë e kemi mbështetur. Mendoj se Shqipëria ka nevojë për më shumë koncerte të tilla. Kapo solli një koncert të nivelit botëror, dhe ne e falenderojmë jashtë mase, sepse u argëtuam shumë. Sigurisht që isha i pranishëm. Nuk mund të mungoja kurrsesi në atë koncert gjigand. Kapo is the best!

-Okay, Xhulio, si do e mbyllim këtë intervistë? Të ka ngelur ndonjë gjë merak?

– Asgjë nuk më ka ngelur merak, përkundrazi, jam shumë i lumtur dhe falenderues për çdo personazh që më ka bërë suport deri tani. Faleminderit edhe juve për intervistën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Orjald Cërriku: Në muzikë ka profesionistë por nuk vlerësohen!

Next Post

Këngëtarja Laura Krliu imazh i Levi's në Maqedoni

Advertisement