Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

MR ELVIS: U riktheva për veten dhe për ata që duan muzikën time

“Për femrat shqiptare” ka qenë hiti që i solli Mr Elvis suksesin e meritur në “Top festin” e 2004-s

dhe që atëherë ai u bë idhulli i të rinjve që donin hip-hopin.

Pas një mungese të gjatë pas publikimit të “Freedom” Mr Elvis

Advertisement

rikthehet në muzikë me një këngë që siç thotë edhe ai bashkë me “ujqërit e vjetër” Stine, 2Die4 dhe me një këngëtar të ri si Mariusi kanë sjellë “Everybody”. Kënga si duket mezi është pritur nga ndjekësit e tij dhe në pak ditë kënga ka kaluar gjysmë milioni me shikime. Mr Elvis tashmë është baba i një vajze të vogël dhe kjo ka qenë edhe një nga arsyet e mungesës së tij në ekranet muzikore, përkushtimi ndaj famijes.

-Mr Elvis, ikona e repit dhe hip-hopit shqiptar pse kjo mungesë në muzikë?

-Arsyeja e mungesës time  ka  qenë angazhimi dhe përkushtimi ndaj familjes dhe vajzës time të vogël, Reisës. Një arsye tjeter është dhe qëndrimi ndaj këtij bastardimi artistik muzikor në përgjithësi në tregun tonë muzikor.Kam qeëndruar spektator dhe kam parë ndryshimin mes artistëve të vërtetë që këndonin me zë dhe brezit që këndojnë me mendere. Rrema i Durrësit ka thënë një shprehje kur e pyetën se si e shihte ndryshimin e artistëve për sa i përket muzikës së atëhershme me këtë të sotmen, ai u përgjigj: “Dikur muzika dilte nga poshtë lart kurse sot nga lart poshtë!!”(Qesh)

-Çfarë të bëri të rikthehesh pikërisht tani?

-Arsyeja që unë po kthehem sërish është krejt rastësisht por jo se nuk kam qenë aktiv me ndonjë këngë për kënaqësinë e zemrës dhe atyre që më kanë ndjekur gjatë gjithë kohës. Arsyeja tjetër ishte ideja ime prej kohësh për një grumbullim të shkollës vjetër të Hip -Hop për një rikthim me një kënge dhe  video të gjithë bashkë (ide imja kjo ) dhe kështu veprova pa menduar se do bëhej kaq e dashur për publikun dhe më kryesorja është se kam shumë për të dhënë dhe për të thënë. Një arsye tjetër ishte dhe ngacmimi nga miq dhe të  panjohur që përditë më thonin na mungon zëri dhe këngët e tua dhe ashtu bëra. U ktheva për vetën dhe për atë pjesë njerëzish që kanë vesh të mirë muzikor, me shije!

-“Everybody” risjell Mr Elvis bashkë me Stine, 2Die4, Mulah dhe Mariusin, çfarë do të thotë kjo për ndjekësit e tu? E ndjeve të nevojshëm rikthimin në atë që ti di të bësh më mirë?

– Për ata që na dëgjojnë gjatë gjithë kohës mendoj se e prisnin një rikthim si nga unë edhe cunat i kishte marrë malli për pak muzikë të mir. Unë dhe cunat kemi aq eksperiencë në këtë fushë sa arrijmë të dallojmë diçka të mirë. Unë mendoj se ia vlejti, kjo dallohet nga klikimet për një muaj që ka marrë kënga  dhe videot e shumta të postuar në instagram nga shumë vende të botës. Faleminderit nga zemra të gjithëve!

-Me klikimet duket se jeni mjaft mirë më shumë se gjysmë milioni dhe janë shikime të vërteta, e shikon këtë si një mënyrë vlerësimi?

– E përmenda dhe pak me lart ku thashë se kënga po ecën mirë shyqyr Zotit! Pritej nga të gjithë një këngë normalisht kanë meritat e tyre cunat Stine, 2Die 4, Mulah dhe Mariusi vogël. U duk mirë që në studio kur hodhëm idetë e para si në orkestrim nga Nesti (Stine) që ka një eksperiencë të gjatë në fushën e muzikës gjithashtu edhe një nga artistët e rrallë dhe gjithashtu unik në llojin e tij, normal që do dilte diçka e mirë. Kjo këngë ka marr një kohë të gjatë si në audio po ashtu dhe video. Dua t’i falënderoj jashtë masë të gjithëve për fjalët e mira në komente dhe përqafimin me këngën tonë!

-Cila do ishte mënyra më e mirë që publiku yt mund të të bëjë që të ndihesh përsëri Mr Elvisi i disa viteve më parë?

– Normalisht një artist i mirë në radhë të parë duhet të jetë me këmbë në tokë, unë kam qenë një nga artistët që e kam dalluar me të parë që njereëzit e përqafonin gjithçka timen sado modeste të ishte. E kam dalluar këtë gjë dhe sa herë m’u ka dhënë mundësia të jem në skenë. Këngët e mia janë bërë të dashura për publikun në dëgjimin e parë. Unë do të mundohem që me sa kohë kam tësjell këngë për një publik  që mi do këngët. Normalisht një artist do donte pritjen e mirë në skenë, në njëfarë mënyre tregon që njerëzit të duan, tregon vlerësim dhe kënaqësi me frutin e punës time. Për ta mbyllur këtë përgjigje, nga njerëzit dhe publiku unë dua vetëm përkrahjen që e kam nga takimet me njerëz në jetën e përditshme.Faleminderit edhe njëherë nga zemra.

-Shumë të quajnë si legjendën e vërtetë të repit shqiptar, çfarë u thua atyre që të quajnë kështu? Ke ndonjë mesazh që do tia përcjellësh?

– Më mbetet ti falenderoj jashtë mase për dashurinë dhe respektin ndaj meje. Ndihem i vlerësuar në punën time. Fakti që më quajnë legjendë mendoj se është pak e tepërt. Unë jam një artist si të gjithë qe mundohen të lënë gjurmë me krijimet e tyre në karrierë. Falënderoj gjatë gjithë kohës për gjithçka. Unë thjesht kam bërë punën time si artist duke përcjell mesazhe në këngët e mia, gjë që brezi i ri s’e bën.Faleminderit

-Çfarë i mungon muzikës shqiptare? Çfarë ka me tepri?

– Muzikës shqiptare i mungon ndjenja në këngë, e kënduara me zemer, tekstet e mirëfillta dhe këngëtarët normalisht që duhet të këndojnë për tema që rrallëherë preken, për përcjelljen e mesazheve në tekste që ndikojnë në edukimin e brezit të ri. Muzikës shqiptare në total dhe mesa jam i informuar tepricat. Janë klipet e tepruara sidomos  në këngët hip-hop që shohim sot në ekrane. Kjo pjesë duhet të shihet pak tek një artist. Për mua tepër janë të gjithë ata/ato këngëtarë/e që duan thjesht të mbushin ekranet e mbahen në krahë të të tjerëve për karrierë e aventurë!

-Çfarë do ketë në vazhdim nga Mr Elvis?

– Unë po punoj momentalisht një këngë me mikun tim Stinen, për një këngeë të re shoqëruar dhe me video nga kërkesat e shumta që ka per mua por edhe disa këngë të tjera me çunat normalisht në “Studio Stine Records” . Surpriza do ketë plot por duhet t’ja lëmë kohës Respekte dhe faleminderit.

Burimi: Koha.mk

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse kemi kaq shumë vrasje dhe rini kaq agresive? Nga psikologia Juliana Dulla!

Next Post

Xhoi Jakaj: Në politikë ka më shumë rëndësi të jesh e mençur apo e bukur?!

Advertisement