Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ndërron jetë aktorja Shpresa Bërdëllima, 'Brigitte Bardot' shqiptare që fitoi zemrat tek "Vajzat me kordele të kuqe"
Flet sociologia Marsida Simo; Ja si mund të ndihmohen nënat e reja të papërgatitura, shpesh të traumatizuara, në ankth dhe të frustruara prej të tjerëve!
Kjo është Mera Dakaj ylli i ri i muzikës

Flet sociologia Marsida Simo; Ja si mund të ndihmohen nënat e reja të papërgatitura, shpesh të traumatizuara, në ankth dhe të frustruara prej të tjerëve!

Sa mund të ndihmojnë takimet në grup nënat e reja të papërgatitura,

 shpesh të traumatizuara, në ankth dhe të frustruara prej të tjerëve?

A janë gati nënat për këto takime?

Advertisement

Nga Marsida Simo, sociologe, email marsidasimo@hotmail.com, cel 0693160059

-Si lindi ideja e takimeve?

-Pikërisht në kohën pasi linda djalin tim  do doja të kisha mundësi të merrja pjesë në takime me nëna të reja. Isha pothuaj e papërgatitur, ose më mirë të them e papërgatitur fare. Dy javët e para, ndoshta edhe më tepër ishin aq të vështira aq mbytëse, sa mendoja që nuk do i kaloja kurrë. Shtigjet e shpëtimit ishin zhdukur, nuk kisha asgjë që më dukej kënaqësi. Frika më pushtoi. Falë bashkëshortit tim dhe prindërve të mi, unë u përmirësova shpejt. Pak më vonë krijova objektiva të rinj në jetën time te re. Deri sa në një nga sirtarët e mendjes time ruajta idenë e organizimit të takimeve me nënat e reja së shpejti në të ardhmen.

-A ka kurse prenatale në vendin tonë?

-Besoj në shumë qytete të vendit tonë nuk ofrohet një shërbim i tillë. E mendoj këtë sepse vetëm këtë vit ne muajin qershor doli një njoftim nga mediat, se në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë kanë nisur takime për kurse prenatale. Nuk dihet nëse ky kurs u zhvillua një herë apo do të jenë periodike. Mos të harrojmë se ekipi i mjekëve gjinekologe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” pret numrin më të lartë të lindjeve në Shqipëri. Çdo vit në këtë maternitet priten 7000 lindje. Po ashtu, duhet theksuar se në maternitetet tona, pavarësisht zhvillimeve në infrastrukturë e më tej,  i mungon një  psikolog për të qëndruar pranë një nënë të re. Nënat që kanë shkuar si rast urgjence, apo nënat që kanë pasur edhe shtrime për një kohë të gjatë ne këto spitale mund ta vërtetojnë këtë.

-Përse lind nevoja për takime në grup me nënat e reja?

-Nënat gjatë shtatzanisë mund të kenë një imazh të caktuar në kokën e tyre të ofruar nga të tjerët, se si duhet ta përballojnë këtë periudhë. Megjithatë çdo nënë e përjeton në mënyrë të veçantë. Dikush mund të përjetojë ankth dhe stres gjatë muajve të parë, dikujt pagjumësia i sjell irritim në muajt e fundit, e dikush e kalon në harmoni të plotë. Ndërsa pas lindjes, nënat janë pothuaj të papërgatitura. Ato nuk dinë ta mbajnë foshnjën e tyre, nuk dinë ta ushqejnë, ta ndërrojnë, ta lajnë, a duhet ta nxjerrin në natyrë apo të rrinë në shtëpi, ti nderin rrobat natën apo herët në mëngjes. Këto e shumë pyetje, grumbullohen në mendjen e tyre e cila sjell problem në shëndetin mendor. Ndaj, ka ardhur koha (edhe pse duhet të kishte ardhur me kohë), të organizoheshin takime në grup. Këto takime nuk bëjnë mrekulli, por të çlirojnë nga një mërzitje, ndan problemin dhe kupton që nuk je e vetme që po kalon situatë të vështirë, pyet dhe merr përgjigje të cilat janë ndihmuese, inkurajuese, mund të qash pa të thënë dikush “na… se ndjell keq”, vetja të duket sërish normale edhe pse deri dje të dukej absurde, bën mike të reja dhe të gjitha të dëgjojnë pa pasur asnjë interes.

-Cilat nëna mund të marrin pjesë?

– Nuk është e thënë që nënat që marrin pjesë në këto takime janë patjetër në depresion apo të prirura për të qenë të tilla. Çdo nënë ka nevojë për takime të tilla.

Në një takim që do organizoja, një vajzë e re, shtatzanë, me shprehu me entuziazëm se donte te vinte në takim. Një ditë para takimit, më shkruajti se i shoqi nuk ishte dakort me këto gjëra “grash” ku shajnë burrat e kushedi tjetër çfarë bënim. Dikush tjetër nuk ma hapi me telefonin kur ora po shkonte gati për ta nisur.

-Si përfundim…

– Jam e bindur që në realitetin tonë nuk është e thjeshtë të kuptohen si duhet këto takime me nënat. Por më e sigurt jam për nevojën e padiskutueshme që kanë të gjitha nënat për organizime të tilla. Aq më tepër në vendin tonë ku sipas mentalitetit disa nëna i detyrojnë të mbeten shtatzëna edhe pse s`janë gati. Disa i sugjerojnë nënave të reja të hanë si të ishin bagëti për therrje, të qëndrojnë brenda katër mureve se e do zakoni, disa i frustrojnë duke i mësuar gjëra të paqena, i ulin vetë vlerësimin duke i krahasuar me eksperiencat e tyre të mëparshme, etj.

Misioni vazhdon, nëse dëshironi mos nguroni, qoftë edhe duke pyetur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ndërron jetë aktorja Shpresa Bërdëllima, 'Brigitte Bardot' shqiptare që fitoi zemrat tek "Vajzat me kordele të kuqe"

Next Post

Kjo është Mera Dakaj ylli i ri i muzikës

Advertisement