Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Artisti Mentor Mushkolaj punon e bën mirë pa u reklamuar

Ai është nga Deçani historik por emigruar në Zvicër ku qoftë në kohën më të vështirë duke rrezikuar shpesh herë jetën e tij e sot në liri gjithmonë gjen kohë të kthehet në vendlindje. Po flasim për këngëtarin e njohur Mentor Mushkolaj që muzikën e mirëfilltë e të bukur shqipe kurrë nuk e largoi që atëherë ku talenti i tij u spikat kur ishte në klasën e pestë të shkollës fillore pasi dhe vinte nga një familje me babain profesor të muzikës dhe nënën mësuese. Mentori e njeh shumë mirë çiftelinë e nuk e harron kurre kohën e vështirë por me plot kulturë dhe art ku ai bënte pjesë në Shoqërinë Kulturore Artistike Jusuf Gërvalla në Deçan, duke nisur më pas të këndote e të kishte shumë ftesa në ahengjet familjare për të vijuar më tej në Zvicër pasionin e tij për muzikën e bukur shqipe. Por trazirat dhe lufta në atë kohë në Kosovë e shqetësuan mjaft artistin duke marrë pjesë e u rreshtuar në UÇK e ku bie në priten e ushtrisë serbe e ku plagoset rëndë në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi, e pas shërimit të tij ai ndihmonte me mjete të tjera, e duke bërë edhe koncerte bamirësie që kurrë nuk i përmendi ku të hollat shkonin sigurt në drejtim të njerëzve në nevojë e që lufta i kishte lënë me pasoja. Mentori falë artit që kishte këngës u mundua shumë me shumë miq e emra të njohur në atë kohë të organizonte koncerte e ku të hollat i shkonin familjeve që kishin nevojë në Kosove, e deri te ndërtimin e dy shtëpive në Istog e dy në Deçan e një në Novobërd për nevojtarët. Artisti tani ka vendosur ti rikthehet artit të mirëfilltë por natyrisht se gjithmonë duke pasur zemrën e madhe prej humanizmi e ku ne presim tashmë ndonjë projekt të bukur nga ai.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

2-Namit në Zvicër për një super projekt

Next Post

Eni Çobani: Njeriu nuk është i përjetshëm, por të përjetshëm ka emrin që lë pas

Advertisement