Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të bëhet dhimbja e shpirtit dhimbje trupore?

Nga Besmir Guri, psikolog

Një nga mënyrat më të mira për të marrë përgjigjen e kësaj pyetje,

është të njihemi me disa nga çrregullimet kryesore somatoform.

Advertisement

Përgjatë njohjes me këtë crregullim, fillimisht duhet të theksojmë se truri i njeriut, është komandanti i cili ka pushtetin absolut/dominant për të komanduar, drejtuar,, urdheruar apo anuluar kërkesat që ai shikon të nevojshme në raport me të gjitha funksionet tona jetike që varen drejtpërdrejt prej tij. Gjatë kësaj pune jetike që bën truri ynë, vazhdimisht ndërhyjne faktor të ndryshëm që ndikojnë në punën që bën dhe vendimet që ai merr, duke ia lehtësuar ose vështirësuar punën atij.

Një karakteristikë dalluese e shumë individëve me çrregullime të simptomave somatike nuk janë vetë simptomat somatike, por përkundrazi mënyra e paraqitjes dhe interpretimit të tyre. ‘(APA, 2013)

Çrregullimet somatike karakterizohen nga shenja të ndryshme fizike që nuk janë të justifikuara/ shpjeguara mbi bazën e ekzaminimit laboratorik. Kjo do të thotë që klinikisht pacienti mund të ketë problematika të cilat i ankon, por nëse shikohet nga mjeku që të përcaktohet një diagnozë e mirëfilltë organike, mjekësisht nuk justifikohen simptomat dhe ankesat trupore. Në ketë rast, me shumë mundësi personi pa e kuptuar po përpëlitet me një vuajtje emocionale që sistemi nervor duke imituar ia reflekton si vuajtje fizike, ose në rastet kur mendimet dhe bindja e personit sajojnë një sëmundje jo reale, ndaj të cilës personi investohet me shqetësim tepër të madh dhe të pabazë njëkohësisht.

Më poshtë do të paraqiten vetëm disa nga llojet kryesore të çrregullimeve somatoforme.

1. Çrregullimi i simptomës somatike

Në ketë rast, kemi të bëjmë me një ose më shumë simptoma somatike që janë shqetësuese dhe rezultojnë me prishje të konsiderueshme të jetës së përditshme të personit.

Personi shfaq vazhdimisht mendime, ndjenja ose sjellje të tepërta që lidhen me simptomat somatike ose shqetësimet e lidhura me shëndetin, siç manifestohet nga të paktën një nga këto reagime:

A. Mendime joproporcionale dhe këmbëngulëse për seriozitetin e simptomave.

B. Nivel i vazhdueshëm dhe tepër i lartë i ankthit në lidhje me shëndetin ose simptomat fizike.

C. Koha dhe energjia e tepërt nga personi kushtuar këtyre simptomave ose shqetësimeve shëndetësore.

2. Çrregullimi i ankthit nga sëmundja ose sic quhej më pare

Hipokondria, është preokupim i vazhdueshëm dhe frikë e madhe e pabazë se vetë personi vuan nga një sëmundje serioze e rrezikshme. bazohet në keqinterpretime të simptomave të parëndësishme trupore, ose ekzagjerim i funksioneve normale që bën trupi gjatë punës jetike të tij. Personi reagon me shqetësim të madh ndaj ankesave të shumta trupore që ndodhen në mendimet e tij, për të cilat personi është i bindur që ka një sëmundje që nuk po gjendet nga mjekët dhe si pasojë shkon nga njëri mjek tek tjetri, nga laboratori në laborator dhe i nështrohet me qindra ekzaminimeve për të zbuluar sëmundjen e tij “të rëndë imagjinare”.

Simptomat somatike nuk janë të pranishme ose nëse janë të pranishme, janë me intensitet të butë, por preokupimi është qartësisht i tepruar. Dallimi i rëndësishëm midis crregullimit të ankthit nga sëmundja dhe çrregullimit simptomor somatik është që tek i pari, shqetësimi i individit nuk buron nga vetë ankesa fizike, por përkundrazi nga ankthi i personit për kuptimin, domethënien ose shkakun e ankesës.

Çrregullimi i konversionit ose crregullimi funksional Neurologjik i Simptomave. Karakterizohet nga shenja që i ngjajnë problemeve neurologjike dhe përqëndrohen më tepër rreth dhimbjeve që burojnë nga sistemi neurologjik. është një çrregullim i cili përfshin simptoma të pashpjegueshme ose deficite, të cilat ndikojnë në funksionet e vullnetshme motore dhe sensore.

Për shembull: personit me konversion i ndodh një krizë që i ngjan një krize epilepsie, Por në të vërtetë, bëhet ezheja dhe dallohet një aktivitet elektrik normal i trurit. Në disa raste, simptoma të caktuara mund të jenë madje në kundërshtim të plotë me njohuritë e përgjithshme neurologjike.

Karakteristikë dalluese është edhe ndërthurja ndërmjet pranisë së një stresori tepër të fortë psikologjik dhe simptomave të konvertuara neurologjikisht. Ndodh që personi arrin dhe ta kuptojë se nuk ka një bazë të mirfilltë neurologjike për simptomat e tij, por e ka të vështirë për të kontrolluar gjendjen dhe vuajtjen që paraqitet njëkohësisht tek ai si reale dhe e pranishme. Simptoma ose deficiti shkakton shqetësime ose dëmtime klinike të rëndësishme në fushat sociale, profesionale, ose fusha të tjera të rëndësishme të jetës së personit.

Si ndodh shpjegimi i dhimbjes?

Jozef Brojer dhe më pas Zigmund Frojd, mbështetën idenë se konfliktet e pavetëdijshme emocionale shndërrohen në simptoma trupore. Po të analizojmë sipas kësaj qasje, lufta e dhimbjes emocionale bëhet midis vetëdijes dhe pavetëdijës! Personi është i vetëdijshëm që ka një dhimbje shumë të madhe emocionale, më pas ai tenton të “mos e pranojë” dhe pavetëdishëm e perkthen në dhimbje fizike.

Pra konfliktohet e ndërgjegjshmja me të pandërgjegjshmën. E ndërgjegjshmja është që unë në një formë e di që kam një dhimbje që sa herë e mendoj më bën të vuaj. Në këtë moment që unë të mos ndjehem keq nga dhimbja ime emocionale, ndërhyn menjëherë e pa ndërgjegjshmja dhe në tentativa dashamirse mbrojtëse si dhe nën harresën e sforcuar të vetëdijës, e rrëmben dhimbjen në labirinthet e veta duke u reflektuar më pas në dhimbje fizike.

Në këto rrethana, na bën të kuptojmë se dhimbja e personit nuk është zhdukur prej tij, ajo vetëm sa është strukur për një kohë të caktuar, për tu rikthyer sërisht e transformuar në një formë të re që tashmë as vetë ne nuk e njohim më!

Në një situate të tillë, personi fillon të bredhë doktor në doktor për të gjetur shkakun e problemit të tij. Në rastin më të mire, doktori mund të tregohet i vëmenshëm dhe të kuptojë se kemi të bëjmë me një shkaktarë psikologjik, por ka dhe plot raste qe mjeku ngutet për të mbushur më kot recetën me ilace duke menduar se shkaktari është organik. Duhet theksuar fort se nëse janë bërë të gjitha ekzaminimet që përcaktojnë qartazi që nuk ka një patologji organike, duhet kërkuar menjëherë ndihma e një specialisti të shëndetit mendor.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Luhatje humori pas pushimeve?! Ja mënyra si t’a mposhtni atë…! Psikologia Oriola Plaku këshillon...!

Next Post

Vjen me projektin e parë, Lolo tregon dashurinë për muzikën rap

Advertisement