Ata janë të rinjt por super të talentuar
dhe që menaxhohen mjaft mirë nga Liridon Krosi
nga drejtori i kompanisë muzikore “Sesam Music” në Shkup. Po flasim për artistët Milone apo si quhet Amir Aziri dhe Ma47 Musli Rameti që kanë sjellë super projektin “Drip/Trip” ku për tekstin e kanë shkruar vetë e për inçizimin e këngës është kujdesur Nushi Music ose producenti i njohur shqiptar Blerim Halili. Eshtë një këngë mjaft e bukur që e gjejnë veten shumë adoleshentët dhd ka nisur të pritet mjaft mirë. Mësojmë se Milone po bën gati albumin e parë ku do të dalë së shpejti e ku shihen si të rinjë plot talent e me të ardhme të sigurt në tregun muzikor menaxhuar mjaft mirë nga Sesam Music.
