Ka ndërruar jetë publicisti i njohur Fatos Baxhaku. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar. Prej kohës gazetari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte tërhequr nga daljet televizive, por dhe nga gazetaria. Së fundmi ai kishte botuar dhe librin e tij që do rezultonte i fundit, “Përtej gardheve”, një cikël reportazhesh nga Veriu në Jug. Baxhaku i njohur për stilin e tij të veçantë në shkrimin e reportazheve, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, 55-vjeç.