Në muajin mars të këtij viti u përfol për një largim të mundshëm

të moderatores Arbana Osmani nga “Top Channel”.

U përfol se ajo kishte bërë një sherr me Ben Blushin dhe kishte vendosur ta linte në mes emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.

Megjithëse motivet e sherrit nuk u mësuan dhe moderatorja nuk reagoi lidhur me këto lajme, ditën e sotme ajo na ka treguar të gjithëve se ku do ta shohim sezonin e ri.

Arbana ka publikuar në Instastory një foto të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, i cili fton ndjekësit të sjellin historitë e tyre për këtë sezon.

Nëpërmjet këtij postimi, moderatorja konfirmoi se këtë sezon do ta shohim sërish në “Top Channel” me emisionin e saj të përhershëm.

Kujtojmë se këto ditë, Arbana është kthyer në kryefjalën e mediave për romancën e re me regjisorin e njohur Eduart Grishaj, me të cilin udhëtoi drejt Marokut për të kaluar pushimet së bashku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here