Ekosistemi më i madh në botë, Amazona është përfshirë nga flakët.
Pylli i Amazonës në Brazil është përfshirë nga zjarre të shumta këtë vit, ku numërohen gjithsej 72.843 të tilla.
Sipas agjencisë hapësinore INPE, satelitët kanë treguar rritje të zjarreve me 84% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2018-n.
Këto ngjarje ndodhën pasi presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, shkarkoi kreun e agjencisë pyjore për shkak të shpyllëzimeve.
Amazona është një nga pyjet më të rëndësishme për jetën në tokë, për shkak se ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.
Ndër të tjera, xhungla është shtëpia e tre milionë specieve, bimëve dhe kafshëve dhe e 1 milionë indigjenëve.
Amazon ndryshe quhet mushkëria e planetit, duke prodhuar 20% të oksigjenit në atmosferën e tokës.
Zjarri në Amazon po përhapet me shpejtësi dhe tymi është tashmë aq i dukshëm dhe i madh saqë mund të shihet nga hapsira.