Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

14 gabime trashanike të historisë

Dihet se historia përsëritet, por shumë të dhëna historike

rishqyrtohen vazhdimisht.

Për këtë arësye ekzistojnë disa prej tyre që i kemi mësuar në shkollë, të cilat, me kalimin e viteve dhe studimet e reja u rishqyrtuan dhe kaluan në sferën e miteve dhe legjendave. Megjithatë, shpesh ne nuk informohemi dhe vazhdojmë të mendojmë se ato që mësuam në fëmijëri janë ende të vlefshme. Ka ardhur momenti pra të shpluhurosim njohuritë tona.

Advertisement

25 dhjetori i vitit të parë. 25 dhjetori i vitit 1 nuk është dita e lindjes së Krishtit. Sipas kalendarit romak, përllogaritjeve që u bënë në Mesjetë dhe rishqyrtimit të teksteve biblike, lindja e Krishtit ka qenë në fillim të janarit të vitit 4 p.e.s.

Ajnshtajni nuk i thoshte fare për matematikë. Të gjithë ju që besonit se Ajnshtajni ishte i keq në matematikë, thjesht për t’u ndjerë më mirë për dobësitë tuaja në këtë lëndë, duhet të mësoni se kjo nuk ishte e vërtetë. Në realitet, fizikanti gjerman nuk humbi as edhe një mësim dhe që i vogël tregoi prirjet e veta në këtë fushë.

Vikingët. Zakonisht i shohim vikingët nëpër filma dhe shfaqje të ndryshme me një helmetë në kokë, me dy brirë, por kjo gjë nuk është vërtetuar kurrë. Kërkimet arkeologjike nuk kanë bërë kurrë zbulime të tilla.

Gripi spanjoll. Gripi spanjoll nuk erdhi nga Spanja. Supozojmë se ky emërtim ka ardhur nga fakti se Spanja ishte vendi që vuajti më shumë nga kjo sëmundje më 1918. Zbulimet e reja tregojnë se sëmundja filloi në SHBA dhe pikërisht në Kansas. Gripi spanjoll i kushtoi jetën 30-100 milionë njerëzve në vitet 1918-19, sipas përllogaritjeve të kohërave të fundit.

Kriza e vitit 1929. Kriza e madhe ekonomike e vitit 1929 shkaktoi dëshpërim dhe fatkeqësi të mëdha, por asnjë sipërmarrës nuk u hodh nga dritarja e asnjë qiellgërvishtëseje, siç na e kanë mësuar në mësim. Në realitet u shënuan vetëm dy vetëvrasje në Uollstrit dhe këto u bënë me armë.

Skllevërit e Egjiptit. Skllevërit që ndërtuan piramidat e Egjiptit në lashtësi nuk ishin hebrenj. Studimet e fundit treguan se ato i ndërtuan vetë egjiptianët. Miti për skllevërit erdhi nga ish kryeministri i Izraelit (Menahem Begin) gjatë një vizite në Egjipt, më 1977.

Gijotina. Gijotina e famshme, që u përdor gjatë revolucionit francez nuk ishte shpikje e doktorit Zhozef Injac Gijotin, por i doktorit Antuan Luis. Gijotin kishte propozuar përdorimin e saj për prerjen e kokave të të dënuarve. Ai vetë mbase ishte i pakënaqur që emri i tij shoqërohej me një shpikje të tillë.

Telefoni i kuq. Telefoni i famshëm, i cili supozohet se lidhte zyrën e presidentit amerikan në Uashington, me atë të presidentit sovjetik, nuk ka ekzistuar kurrë. Komunikimi mes dy liderëve u rivendos pas krizës së raketave në Kubë, në vitin 1963 dhe atëherë bëhej fjalë për një linjë të zakonshme telefonike.

Buda i shëndoshë. Buda, themeluesi i fesë budiste, nuk ishte i shëndoshë, siç e shohim në ilustrimet e shumta. Statujat që shohim me një Budë të shëndoshë dhe të qeshur në të vërtetë përfaqësojnë një murg budist.

Napoleoni i Madh. Napoleoni nuk ishte aspak i shkurtër. Ai ishte 1m69 i gjatë, gjë që për atë kohë ishte mbi gjatësinë mesatare.

Nuk u dogjën. Asnjë nga shtrigat e Salemit (1692) nuk vdiq në turrën me dru, pavarësisht nga sa thuhet. Dhjetëra gra u torturuan dhe u varën, por asnjëra nuk u dogj, siç thotë legjenda.

Brezi i dlirësisë. Brezi i dlirësisë nuk u shpik nga kalorësit që merrnin pjesë në kryqëzatat e Mesjetës. Në realitet, shembujt e parë të shkruar që përmendin brezin e dlirësisë i përkasin shekullit të 15-të dhe, mesa duket, përdoreshin nga vetë gratë që të mbroheshin nga përdhunuesit e mundshëm. Në vazhdim u përdorën edhe nga burrat xhelozë gjatë mungesës së tyre. 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Në sezonin e ri televiziv Arbana zgjedh këtë televizion…!

Next Post

Si të dal nga ky batak ku kam rënë?

Advertisement