Gerona Hyska njihet për vokalin e saj
dhe që kur merrte pjesë në “Top Fest”
ajo la përshtypje të mira tek publiku i saj.
Kujtojme disa këngë me klipe të cilat janë pëlqyer mjaft dhe kanë zëne vend në shijet e ndjekësve “Falma”, “Ti ma the” dhe së fundmi ajo ka sjellë një këngë me një titull interesant dhe që ngel në mendje “Je t’aime”, me tekst të Fifit dhe produksion të Apollo, e realizuar si këngë dhe klip gjithashtu në New York ku Gerona ndodhet prej disa muajsh atje.
Klipi është realizuar nga një shqiptar atje Kreshnik Marke, i cili ka realizuar edhe një klip të Dafina Zeqirit, ku si duket Geronës i ka pëlqyer dhe e ka kontaktuar. Më poshtë keni edhe klipin e ri të saj, me të cilin mund të kërceni sa të doni sepse është i gjithi adrenalinë…!