Këngëtari i famshëm Ibrahim Kasami
po rikthehet këtë verë me albumin muzikor
me titull “Fustani me ngjyra”,
një projekt që do ti jep edhe më shumë gjallëri stinës së nxehtë. Kasami, njihet për zërin, atmosferen impozante që krijon në dasma dhe për një mori projektesh shumë të pëlqyera nga publiku. Edhe pak ditë dhe publiku i gjërë do ta ketë në dorë albumin e radhes të këngëtarit të mirënjohur.
Emrat me të cilët Ibrahim Kasami ka punuar për ta kompletuar albumin me titull “Fustani me ngjyra”, janë këta: Tekstet janë shkruar nga Ejup Shabani, Sami Aliu, Kreshnik Avdiu, Naim Qukiqi dhe Dashurim Azizi. Muzika është punuar nga Perparim Qaili, Ylber Qaili, Xheni, Nexhi Vuniqi dhe Adnan Ali, ndërkohë që janë regjistruar në këto studio tek: Meti – Gostivar, Xheni – Shkup dhe Nexhi – Sumer – Kosovë. Albumi do të editohet nga profuksioni “Jehona” në Tetovë. Po e presim albumin me këngë hite te Ibrahim Kasamit.