Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Klea Balukja: Këtë verë ju çoj në “Hawaii” me këngën time…!

Ajo është vetëm 18 vjeçe,

jeton në Elbasan dhe ka një pasion të jashtëzakonshëm për muzikën.

Një yll në shkëlqim është Klea Balukja ose siç njihet në muzikë thjesht si Klea,

Advertisement

sjell një projekt muzikor të mrekullueshëm, nën kujdesin tërësor të studios Don Production, një këngë e kompozuar dhe aranzhuar nga Gramoz Kozeli dhe klip të “Don Production” Klea vjen më një klip plot ngjyra me titull “Hawaii”. Coming soon-i ka ardhur, presim vetëm premierën, ndërkohë Klea na tregon pak më shumë…!Ne ju sugjerojmë gjithashtu të ndiqni Klean në instagram në @klea.balukja për të rejat në profilin e saj profesional…!

-Klea, më trego pak ç’është ky projekt i ri qe do sjellësh shumë shpejt?

-Ky është një projekt  me kompozim të Gramoz Kozelit dhe klip të Don Production. Është një projekt që do të lancohet shumë shpejt, coming soon-i ka dalë dhe shpresoj t’ju pëlqejë sepse është mjaft veror dhe me ngjyra. Ajo që i duhej kësaj vere…!Buzëqesh) Titullohet “Hawaii” dhe sipas titullit duhet ta merrni me mend që është një këngë që ka në bazë të saj, kërcimin, argëtimin dhe freskinë e kërkuar. Këtë verë ju çoj në “Hawaii” me këngën time…!

-Pse zgjodhe këta bashkëpunëtorë për këtë këngë dhe klip?

-Mendoj se janë ndër më të mirët në tregun muzikor shqiptar. Kanë një historik të mbushur me suksese në planin professional, kanë prodhur vetëm hite dhe mendova, pse jo…!

– Si ka ndryshuar Klea që në daljen e parë në ekrane e në skenë?

-Mendoj se kam ndryshuar pozitivisht. Tashmë kam disa eksperienca në skenë dhe me klipe, që do të thotë se jam  përmirësuar shumë nga dalja e parë. Asnjëherë nuk duhet thënë mjaft, unë kam shumë rrugë për të bërë por që besoj se jam në rrugën e mbarë.

– Çfarë pritshmërish ke nga ky klip?

-Shpresoj shumë të pëlqehet, publiku im do jetë gjithmonë me mua dhe duke pasur parasysh që është realizuar me mjaft kujdes dhe detaje, nuk besoj se do zhgënjej. (Buzëqesh)

– Çfarë ka në planet afatshkurtra të Kleas?

-Ka shumë përkushtim për projekte të reja. Shpresoj se do arrij të realizoj ëndrrën time për të qenë “in” në tregun muzikor dhe që të pëlqehem nga publiku, sepse ai është vlerësuesi më i mirë.

https://www.instagram.com/p/BzgeUbVgEN7/?igshid=1rew6kvpwhfv3&fbclid=IwAR1WlBoO8zUrSYKlk4yhCOgHzvru6parzwfQBcejXBkvEm4kCEBuXmz5qyA

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jeni gati për super projektin veror nga Albulena Ukaj?

Next Post

"Dashnia jem" quhet super projekti i rradhës nga Sefë Duraj

Advertisement