Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
"SSBV”, projekti i Lindit një hit i jashtëzakonshëm (Video)
Gentjan Dema i dhuron nënës një festë datëlindjeje për t’u mbajtur mend…!
Vjehrra më futi në burg

Gentjan Dema i dhuron nënës një festë datëlindjeje për t’u mbajtur mend…!

Nga Fabjola Kuburi

Nga përvoja që kam prej vitesh në gazetari

e angazhuar me jetën sociale për personazheve publike kam qenë e ftuar në qindra evente, organizime apo festa të ndryshme.

Advertisement

Secili prej tyre ka hedhur në to ngjyra, buzëqeshje, argëtim, mikëpritje, grintë dhe elegancë dhe kjo është për t’u vlerësuar. Javën e kaluar, pata një telefonatë nga një mik që kam shumë larg, në Australi, në një kontinent që duhet një ditë e tërë të fluturosh në hapsirë, por falë Zotit miqësia nuk njeh kufij. Pasi hapa telefonin dëgjoj zërin e Gentit, mikut tim por guxoj të them edhe i shumë personazheve të tjerë publikë, sepse angazhimi i Gent Demajt në jetën sociale e në shoëbiz në Shqipëri ka qenë mjaft i zhvilluar dhe është emri që ishte gjithmonë një hap larg eventeve, materialeve për botim por edhe udhëtimeve të këtyre personazheve. Një përshkrim grimcë  le të themi i asaj që Genti bënte gjatë kohës që jetonte në Shqipëri. E lamë tek telefoni, J u gëzova që më telefonoi sepse kishim kohë pa u përshëndetur secili më angazhimet e tij. “Fabjola, të telefonova sepse kam ardhur surprizë në Shqipëri, jam në Tiranë, po marr miqtë më të mirë të mitë, për t’i ftuar në një organizim që e kam bërë vetë dhe që e kam shumë përzemër. Mamaja ime të hënën, në datën 10, ora 19:00,  feston 60-vjetorin dhe do doja që të ishe e pranishme në këtë festë, do ta vlerësoja shumë”:-tha Genti e ndërkohë i konfirmova që isha prezente në atë mbrëmje, të them të vërtetën u ndjeva shumë e privilegjuar që miqësia jonë kishte vlerë kaq të madhe. E pranova ftesën dhe të hënën pasdite bashkë më miken time parukieren e mirënjohur Merita Merjen, e cila ishte një tjetër e ftuar e veçantë u nisëm për në shtëpinë e Gentit. Festën e datëlindjes e kishte organizuar në oborrin e shtëpisë, nën një stil sa tradicional dhe modern në të njejtën kohë, magji me pak fjalë. Mamaja e Gentit një zonjë aq fisnike dhe mikëpritëse e  tregoi bujarinë e saj malësore që në përqafimin që na dhuroi tek porta. Mori lulet që ishin përgatitur enkas për të dhe u përlot, një përlotje gëzimi që na mbushi me dashuri. Sa lumturi dhuruam në një buqetë me lule. Genti, si gjithmonë ishte ai energjiku që e gjeje sa në një tavolinë, sa duke kërcyer, i qeshur gjatë gjithë kohës dhe por vëmendjen ia ishte 100% nënës së tij. Ambjenti i festës ishte i organizuar me skenografi perfekte, barbeque (zgarë me vetëshërbim) torta e realizuar në detaje, muzikë e përzgjedhur, të ftuarit të veshur me mirësjellje e mirësi që respektonin zonjën që kishte datëlindjen dhe eventin në tërësi. Një kërcim i dedikuar posaçërisht për nënën dhe me nënën e tij, i përloti të gjithë dhe nëpër tavolina dëgjoheshin konstatimet: “Bravo i qoftë Gentit, nderoi veten duke i bërë nënës këtë festë”. E vërtetë Genti nderoi veten, familjen e tij, që janë motrat dhe vëllai, njerëz të dashur dhe shumë pozitive. Ai  bëri për nënën e tij atë që mund të bëhet e tillë vetëm një herë në jetë, një e dytë nuk do kishte vlerën e së parës. Vetëm dy ditë më pas, Genti me nënën e tij u nisën në një udhëtim në Turqi, ku edhe ky  udhëtim ishte pjesë e kalvarit të dhuratave që ai i bëri nënës në këtë përvjetor.  Genti, këto që kam shkruar janë shumë pak nga ajo mbrëmje dhe për sensacionin që i dhurove mamasë, por do më mbetej merak po të mos e hidhja në letër atë që unë ndjeva aq shumë, kënaqësinë e dashurisë, e vlerësimit dhe falënderimit të djalit për nënën, gjë që do të mbahet mend për shumë kohë dhe pse jo të bëhesh një shembull i mirë për jetën sociale këtu në Shqipëri!

https://www.facebook.com/watch/?v=2371731423072840

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"SSBV”, projekti i Lindit një hit i jashtëzakonshëm (Video)

Next Post

Vjehrra më futi në burg

Advertisement