Le të ngrejë dorën ai ose ajo që nuk i pëlqen akullorja,
që nuk shkrihet para saj si…
akullorja në diell.
Me një fjalë, akullorja është një tundim i parezistueshëm (bekuar qoftë ai që e shpiku!) dhe freskues, në këto ditë të nxehta vere. Por, si ta bësh të heshtë atë zërin e vogël, të brendshëm, që të bën të ndjehesh në faj sa herë që e konsumon? Për këtë arsye, unë i bëra vetes pyetjen: A është e mundur të mbash dietë duke ngrënë akullore? Pas disa kërkimesh në internet, zbulova që ishte e mundur; gjithçka varet nga sasitë që konsumon. Dieta e mëposhtme të jep afro 1200-1300 kalori në ditë dhe çdo ditë parashikon të hash një akullore të ndryshme, në çdo moment të ditës që do të zgjedhësh. Sigurisht, çdo akullore ka vlerat e veta ushqimore, që janë mbajtur parasysh në hartimin e menusë së përditshme, që të jemi të sigurtë se marrim dozën e duhur të proteinave, yndyrnave dhe sheqerit, pa e tepruar me kalori dhe pa çekuilibër në të ushqyer.
TË HËNËN
Akullorja e ditës: Akullore me biskotë (75g)
Mëngjesi
– qumësht (200 ml) me kafe elbi
– 30 gramëamë drithëra të ndryshme
Dreka
– Biftek mishi pa dhjamë në zgarë (160g)
– spinaq në avull, shërbyer me limon dhe 1 lugë vaj
– 2 crackers
– 2 kajsi
Darka
– sallatë me oriz (një racion mesatar)
– karota të freskëta, të prera si shkopinj (200 gramë), shërbyer me salcë kosi me pak yndyrë, uthull molle, kripë e piper.
TË MARTËN
Akullorja e ditës: sorbetto (akullore me lëng frutash) me limon (80 gramë)
Mëngjesi
– kos pa yndyrë me copa frutash (100 gramë)
– Musli (përzierje drithërash) (30 gramë)
Dreka
– Sallatë kapreze (125 gramë mocarela, domate, 1 lugë vaj)
– 50 gramë bukë integrale
Darka
– peshk shpatë në zgarë (200 gramë)
– perime të zgarës
– feta ananasi (200 gramë)
TË MËRKURËN
Akullorja e ditës: akullore tradicionale me kaush (75 gramë)
Mëngjesi
– Një gotë me lëng portokalli apo grejpfruti të shtrydhur
– Bukë e thekur, e lyer me pak mjaltë
Dreka
– Sallatë greke (me 50 gramë djathë të bardhë)
– Sallatë jeshile me domate, ullinj, misër, një vezë të zier dhe një lugë vaj
– fruta të ndryshme (150 gramë)
Darka
– Gjoks pule me limon (160 gramë)
– bukë integrale (50 gramë)
– një frut
TË ENJTEN
Akullorja e ditës: Një top akulloreje me kakao
Mëngjesi
– 150 gramë qumësht i skremuar dhe kafe
– 30 gramë biskota integrale
Dreka
– 60 gramë oriz me bizele
– 150 mish në zgarë, të shoqëruar me angjinare të ziera, të shërbyera me limon dhe një lugë vaj
Darka
– Supë me perime
– sallatë me fasule, domate, 1 vezë të zier dhe 60 gramë ton konservë
– 30 gramë bukë integrale
TË PREMTEN
Akullorja e ditës: Sorbet me mente, ose fruta (75 gramë)
Mëngjesi
– një gotë me lëng të shtrydhur portokalli apo grejpfruti
– 30 gramë bukë me një copë proshutë pa dhjamë sipër
Dreka
– 100 gramë makarona me pesto
– asparagë të furrës (220 gramë) me djathë pa shumë yndyrë
– sallatë frutash
Darka
– Një supë-krem asparagësh
– 200 gramë spinaq i zier, me 100 gramë karkalecë, pak parmixhiano dhe një lugë vaj
TË SHTUNËN
Akullorja e ditës: një top akullore artizanale, me shije krem karameli
Mëngjesi
– çaj me limon
– dy feta buke të thekur me dy lugë marmalatë
Drekë
70 gramë oriz me 100 gramë kërpudha
– 150 gramë sallatë mikse me 80 gramë salmon dhe një lugë vaj
Darkë
– 150 gramë salmon në zgarë shoqëruar me perime të zgarës
– 150 gramë ananas
TË DIELËN
Akullorja e ditës: Një parfe (70 gramë)
Mëngjesi
– boronica apo ndonjë frut pylli me 150 gramë kos, me ëmbëlsues
– 30 gramë bukë të thekur
Dreka
– 100 gramë proshutë pa dhjamë me sallatë dhe 30 gramë parmixhiano, shërbyer me uthull balsamike dhe një lugë vaj ulliri
– 30 gramë bukë integrale
– sallatë frutash
Darka
– 180 gramë peshk i zgarës
– 150 sallatë mikse, shërbyer me një lugë vaj
– 30 gramë bukë integrale