Eshtë vetëm 12 vjeç dhe ka shkëlqyer
në serialin shumë të ndjekur shqiptar
” Çka ka shpija” në sezonin e 5-të.
Po flasim për Diar Bahtiri, ku me batutat e tij ka bërë që ky episod të ndiqet më shumë, ndërsa megjithëse është hera e dytë që aktori i vogël luan aty ka marrë vlerësime edhe nga aktorët më të njohur që luajnë aty, duke parë tek Diari simpatik një të ardhme të madhe në aktrim. Diari vazhdon shkollën Elena Gjika dhe është në klasën e gjashtë dhe një nga nxënësit më të mirë në klasën e tij, ndërsa vijon kurse të shumta e me plot suksese si atë të anglishtes, matematikës dhe kursin e shkollës digjitale. Mësojmë gjithashtu se aktori më i vogël i serialit vendor është djali i një personazhi të njohur e shumë të dashur të artistëve shqiptarë, i Buqit( siç e njohin të gjithë kështu) nga Kosova Travel. Por a do ta shohim Diarin në seriale të tjera te ” Çka ka shpija”, jemi të bindur se po pasi mjafton të klikoni në videon poshtë në sezonin e 5-të në episodin e 36-të dhe ju do të shihni super talentin e tij si aktor.