Nëse unë them Samuela,
të gjithë do të na shkojë ndërmend një vajzë simpatike,
me flokë të bukur, me zë të këndshëm dhe mjaft tërheqëse.
Kohë më parë ajo solli disa klipe, e saktësisht tre të tillë “Unë jam ajo”, “Thesari im” dhe “Fjalë i ke”të cilët morën vlerësimin dhe zunë vend në zemrat e publikut. Më pas Samuela i mungoi botës së muzikës duke u rikthyer vetëm tani, me një duet mjaft interesant, një baladë që ajo e ka sjellë me ftesë të një kolegut të saj Hakif Krasniqi. Për më shumë le të na tregojë ajo vetë në intervistën që kemi përgatitur me të…!
– Samuela, i mungon ekraneve muzikore për kaq kohë dhe rikthehesh me një duet. Si lindi ky duet, si u riktheve dhe pse pikërisht tani?
–Përshëdetje dhe shumë faleminderit për ftesën! U riktheva në ekranet muzikore pasi kam qenë shumë e angazhuar me ftesat live në mbrëmje dhe aktivitete të ndryshme. Mund të themi që i kam munguar skenës e klipeve por jo publikut! Me ta kam qenë pothuajse gjithë kohës në organizimet ku kam qenë e ftuar.U riktheva falë një takimi të rastësishëm me kolegun tim të mrekullushem Hakif Krasniqi ku dhe na lindi ideja e një bashkë punimi, duke sjellë edhe realizimin e këngës dhe klipit “Lamtumirë”!
-Samuela, ky nuk është klipi yt i parë apo jo? Më fol pak më shumë për klipet e tua….dhe për këtë të fundit do doja të dija bashkëpunëtorët…!
-Atëherë ky është klipi im i katërt, klipi i parë është “Unë jam ajo”
I dyti është “Thesari im”
I treti është “Fjalë i ke’
Ndërsa i katërti është i sapo lançuari “Lamtumirë”
Ky i fundit është i realizuar në Kosovë nga Antaxstudio Egzon Bajraliu e gjithashu nga UrbanStudio Driton Rukovci, me kompozim të Antaxstudio dhe regji të UrbanStudio.
-Ti këndon live pothuajse çdo natë me the apo jo? Sa e lodhshme është të këndosh live dhe të angazhohesh edhe në realizimin e klipeve?
-Është vërtet e lodhshme të këndosh live por mund të them që realizimi i klipeve nuk më duket angazhim që të më pengojë por kënaqësi! Nëse dëshiron dhe i vë vetes synimin të realizosh diçka e gjen kohën, mundësinë dhe gjithçka tjetër!
– Më fol pak për Samuelës jashtë muzikës…
– (Qesh) Jam një njeri shumë i thjeshtë, e dashur dhe shumë e komunikueshme, mirëkuptoj deri aty ku nuk cënohem!
– Çfarë ka në vazhdim, projekte, klipe?
– Patjetër këtë herë jam rikthyer që të jem aktive gjatë gjithë kohës me klipe, projekte të cilat do të publikohen në momentin e duhur në vazhdimësi.
– Në fund çfarë do themi, ndonjë merak, një mesazh, një këshillë…
– I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe gjithashtu dhe ata që nuk më kanë mbështetur i përshëndes…! (Qesh)