Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Motra më persekuton!

– I nderuar doktor Demiri,

unë jam një vajzë 20 vjeçe, që studioj për Mjekësi.

Problemi im i ka rrënjët që në fëmijëri ku kam përjetuar disa situata të sikletshme që kanë lënë gjurmë tek unë.

Advertisement

Fillimisht, ime motër më akuzonte se isha “e turpshme” dhe skuqesha shpesh. Ajo më tallte për këtë, thua se unë po bëja ndonjë faj, më bënte të ndihesha fajtore. Do të duhej një roman që të përshkruaja të gjitha sjelljet e saj. Ajo është e çuditshme, ende vazhdon të më akuzojë për gjëra të kota në mënyrë që të më lëndojë, më vë në pah të metat e mia dhe më ofendon. Kur nuk e dëgjoj për diçka apo nuk i jap diçka hua, ma kthen: “Po ti budallaqe ke qenë gjithë jetën! Me kë merrem edhe unë?!”, ndërsa po t’ia plotësoj të gjitha dëshirat, bëhet e urtë. Problemi është se unë e vuaj shumë sjelljen e saj, por nuk mund t’ia transmetoj, pasi kjo do të jetë një tjetër arsye që ajo të më poshtërojë. Kjo më ka bërë të mbyllur në vetvete. Prindërit më thonë të mos ia vë veshin, por ata nuk e kuptojnë atë që unë përjetoj. Kur rri pranë dikujt, më duket vetja kot, plot difekte. Kam lexuar për ankthin, por nuk di si ta heq. Ju lutem, më ndihmoni.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – E nderuara studente 20 vjeçare, doktoresha e ardhshme, letra jote i shpreh shumë qartë vuajtjet e tua prej ankthit social, këtij “kanceri” psikologjik i cili duhet hequr sa më parë se të prish cilësinë e jetës, më saktë: Ta nxin jetën! Më dëgjo me vëmendje: Edhe pse ky ankthi yt i ka rrënjët që në fëmijëri, siç e ke përshkruar edhe ti, gjithsesi çdo lloj ankthi është një sjellje e mësuar dhe ky është një lajm i mirë, që do të thotë se ashtu siç është krijuar, po ashtu edhe “çmësohet”. Pra, ankthi social është një gjendje e vazhdueshme “alarmi”, e krijuar në saje të ngacmuesve specifikë, porse ky është një lloj ankthi 100 % i trajtueshëm me psikoterapi dhe me disa ilaçe bimore. E keqja është se 80 % e individëve nuk vijnë te psikologu pikërisht sepse pengesë bëhet ky lloj ankthi, pra, sikleti që ndjen klienti kur punon apo bisedon me njerëz të tjerë, aq më tepër, të panjohur. Dihet se marrëdhënia me të tjerët është shumë e rëndësishme, pasi njeriu është një qenie biosociale dhe, pa marrëdhënie me të tjerët, jeta kurrë nuk mund të jetë normale e as nuk mund të keni suksese. Ama, nuk mund të ndërtojmë marrëdhënie me të tjerët nëse nuk i durojmë “ngacmuesit” e jashtëm, pikërisht ato gjëra që nuk na pëlqejnë e na japin ankth social. Ne psikologët nuk i mësojmë klientët që të ikin nga “ngacmuesit” e jashtëm për të qenë “rehat”, se kështu e keqja nuk kalon kurrë, se neve jeta vetëm na ngacmon. Një postulat thotë: “Mos prit që jeta të jetë e drejtë”. Pra, ne punojmë me klientët me 2 lloje psikoterapish: Konjitive të sjelljes, strategjike ose të kombinuar, që do të thotë se menjëherë pas njohurive të nevojshme, fillohet me përballjen e cila bëhet graduale, e durueshme, porse strategjike e progresive. Duke e duruar ankthin e përballjes, dalëngadalë, ngacmuesi e humbet fuqinë dhe njeriu fillon të ndjehet i lirë. Pra, ne supozojmë se jemi “ushtria mbrojtëse” e vetes sonë dhe si çdo ushtri nuk mund t’i lutet “armikut” që ta lërë rehat e të mos e shqetësojë, porse ushtria forcon “mbrojtjen” e sulmin dhe në këtë mënyrë, ajo që dje të dukej “kërcënuese”, duke iu kundërvënë, ajo e humbet fuqinë dhe ti je i lirë.

– Psikoterapia strategjike ka lidhje me fillimin e një veprimtarie të bukur e të rëndësishme me një qëllim të madh, siç është në rastin tënd, mbarimi me sukses i shkollës së lartë për Mjekësi, para të cilit qëllim, gjërat e tjera të duken “vogëlsira” pasi kënaqësia jote më e madhe është pikërisht këtu, ndaj edhe çlirohesh nga ai “koni” i errët pa pritur fjalë të mira apo komplimente nga të tjerët. Në këtë rast, ankthiozi social ka si parim: “Është e rëndësishme kjo që po bëj unë dhe jo ajo që mendojnë të tjerët”. Çudia e madhe është se të gjithë ankthiozët socialë janë shumë të dashur e shpirtmirë dhe i duan shumë komplimentet, por ata nuk i marrin komplimentet për shkak se nuk i lejon ankthi social që t’i bëjnë ato dhe ata nuk e dinë se po nuk dhe, as nuk merr. Kjo është edhe arsyeja se pse ata nuk e marrin vëmendjen e mirënjohjen që dëshirojnë e që e kanë si ajrin e si ushqimin e shpirtit. Këtë do të mundohem ta shpjegoj pak më gjerë sepse është shumë e rëndësishme. Pra, e kemi fjalën për aftësitë dhënëse dhe për mendimin pozitiv të cilat kanë një impakt shumë të madh te njerëzit që na rrethojnë. Ajo që nuk e kuptojnë ankthiozët socialë është se, që nga momenti kur ata do të jenë dhënës, të qeshur, të komunikueshëm e komplimentues me të tjerët, do të shohin se, sipas ligjit të karmës, ajo që do të bëjnë, do të fillojë të punojë për ata, do t’u kthehet mbrapsht, pra, do të pakësohen shanset që ata të ndihen keq dhe do të fillojë të korrë atë që mbjell, që jep. Pra, në momentin që do t’i thyeni barrierat dhe do t’i jepni ato “gjërat” e mira që ju i keni pa mbarim, do të shihni sa shumë do të merrni e sa të lumtur do të ndjeheni. Por, mos u merrni me ata që janë cinikë, manipulatorë e psikovampirë (energji-ngrënës) pasi ata nuk dinë të bëjnë ndryshe. Ikni prej atyre e mos u influenconi nga ata, edhe pse një nga ato qenka motra jote e madhe. Asaj shpërbleja me të njëjtën “monedhë” dhe vërja kufirin te thana, pra, mos e lejo të jetë përçmuese e arrogante ndaj teje. Ajo qenka për ty tamam një psikovampire (energji-ngrënëse) e mos i hiq me të “ambasadat”, porse tek e fundit, secila në jetën e vet. Do të shohësh që edhe ajo do të fillojë të të trajtojë ndryshe, por më parë thuaja të gjitha, me qëllim që ajo të kuptojë se sa e pasjellshme ka qenë me ty e besoj se pas kësaj, do të fillojë të të trajtojë më mirë e të të kushtojë më shumë vëmendje. E kuptove tani doktoresha “e vogël” se sjellja jote mund të jetë ngjitëse dhe qoftë edhe me një buzëqeshje  me të tjerët, rrugët do të jenë të hapura dhe gjërat e vogla nuk do të vihen re. Ky mendim pozitiv do të të bëjë që të fillosh të kesh më shumë besim te vetja e të mos merreni aq shumë me të tjerët duke u bërë “lexuese” e keqe e mendjes së tyre. Do të ndjeni fuqinë e madhe menjëherë pas seancave të para me psikoterapi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Po bënte dashuri me një tjetër!

Next Post

Vazhdoj të vuaj për të...!

Advertisement