Marsida Jukni është bukuroshja nga Shkodra
e cila duket se ka bërë sukses në fushën e saj të dashur, modelingun.
Pjesëmarrëse dhe finaliste në disa evente mode jashtë Shqipërisë
ajo shikohet si një modele me premisa të mëdha në këtë fushë. Por, ashtu si të gjitha vajzat e showbizit edhe Marsi ka menduar që të zgjerojë pjesëmarrjen e saj në art, këtë herë në aktrim.
Marsi do jetë protagoniste e një doku-film të ri të titulluar “Ku je” i cili pritet të nisë xhirimet në fund të korrikut të këtij viti. Një produksion i RTV Syri Blue në Zvicër, me regji të Musa Sylejmanit dhe drejtor Musli Saiti, xhirimet do të bëhen në fshatin Doberqan në Gjilan, ku edhe ka ndodhur ngjarja e vërtetë në vitin 1999 në të cilën bazohet filmi dokumentar “Ku je”.
I urojmë suksese duke mos harruar se Marsi do përfaqësojë Shqipërinë në eventin e madh të modës që do jetë në dhjetor të këtij viti “Top Model Universe” si e deleguara e vendit tonë. Marsi është mjaft mirënjohëse për mbështetjen që ka marrë prej realizuesve të dokumentarit film si dhe nga “Top Model Universe”.