Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më nxori vjehrri nga shtëpia!

Mora mundimin t’ju shkruaja juve pasi dua t’ju tregoj ngjarjen që më çoi deri aty sa nisa të mendoja për vetëvrasjen!

Ky që do t’ju rrëfej nuk është një mëkat i kryer nga unë, por nga vjehrri im tek i cili unë besoja verbërisht, me një naivitet që e pagova rëndë.

Banoj në një qytet të Shqipërisë së Mesme dhe në jetë kam kaluar vështirësi të njëpasnjëshme.

Advertisement

Im atë vdiq shumë herët dhe na la pesë motra jetime. Që në moshë të vogël, bashkë me mamanë gjendeshim në mes të pesëqind halleve. Ai ishte njeri shumë i mirë, por e kishte shumë qejf pijen dhe kumarin, ndaj pasi vdiq, na la një mal me borxhe. Ai ndërroi jetë nga një atak dhe megjithëse kishte kohë që vuante nga zemra, akoma e ndjejmë dhembjen për vdekjen e tij.

Për të mbijetuar na u desh të sakrifikonim shumë, edhe shkollën tonë. Vetëm njëra nga motrat, më e vogla, arriti ta bënte gjimnazin gjatë ditës, ndërsa ne të katërta vazhdonim shkollë nate siç quhej atëherë, pasditeve, vetëm tri herë në javë. Punonim ku të na dilte ndonjë vend i përshtatshëm pune, në mënyrë që të paguanim borxhet dhe të ushqeheshim. Na iku rinia duke punuar nëpër fabrika me tre turne e në punë të tjera të rëndomta. Ishim ende adoleshente, kur na duhej të ktheheshim në shtëpi natën dhe kishim shumë frikë… Motra e madhe ishte me fat sepse punonte në një ndërmarrje artistike, ndërsa neve që punonim më së shumti natën, vinte të na merrte nga puna një djalë daje që banonte afër nesh. Ishim akoma vajza të vogla dhe ato punë nuk bënin për ne, por ç’të bënim?! Paguheshim shumë pak dhe nuk na dilte për t’u ushqyer mirë. Nuk mund ta imagjinoni ç’torturë ka qenë të punoje me barkun bosh. Mbaj mend që më ka rënë disa herë të fikët, por kurrë nuk hoqa dorë nga puna dhe nga shpresa se ndoshta të nesërmen, jeta për ne do të qe më e mirë.

Në këtë periudhë kaq të errët të jetës sime, m’u duk sikur më trokiti fati në derë.

Një ditë erdhi tezja e mamit në shtëpi dhe më tha:

– Bija ime, më duket se do të ketë ditë më të mira për ty!

U habita sepse nuk prisja gjë prej gjëje. Besoja se fati im ishte i shkruar që unë të rropatesha gjithë jetën, duke qenë se po ndiqja një shkollë nate, nuk kisha premisa për të gjetur një punë të mirë në të ardhmen, kështu që do isha e detyruar për të gjithë jetën të punoja si skllave. Për këtë asrye, kur e dëgjova të më thoshte ashtu, m’u zgjua kureshtja dhe e pyeta:

– Teze, çfarë po thua? Aman, të lutem, në ke ndonjë haber të mirë ma thuaj se e kam dëshiruar aq shumë një gëzim në jetën time dhe besoj se me gjithë sakrificat që kam bërë, e meritoj!

Asaj iu mbushën sytë me lot dhe si tani e kujtoj kur më tha:

– Të keqen tezja! Unë të kam gjetur një burrë të mirë që do të të mbajë në pëllëmbë të dorës. Ai i ka të gjithë të mirat, por ka dy vjet që i ka vdekur gruaja dhe tani do që të martohet pasi ndjen nevojën e një gruaje në shtëpi. Nuk ka ende fëmijë pasi gruaja e tij ndjesë pastë, nuk lindte, ndaj ti nuk do kesh probleme të ndryshme siç do kishe nëse ai do të kishte fëmijë dhe ç’është më e rëndësishmja, do ta gëzosh atë duke e bërë baba për herë të parë në jetën e tij!

Unë përqafova mamanë timë dhe të dyja filluam të qanim me lot gëzimi. As që më binte ndërmend të martohesha pasi e dija që nuk do të mund të më kërkonte asnjë djalë, se pikë së pari nuk kishte kur të më shihte e ku të më ndiqte (sepse këto punë kështu bëheshin atëherë) e pastaj edhe nëse ndonjë djalë do të mund t’i pëlqeja, kisha frikë se  po të interesoheshin pastaj për familjen time dhe problemet që kemi pasur do të tërhiqej menjëherë.

E paduruar vazhdova ta pyesja tezen për lloj-lloj gjërash, pasi ende nuk po më besohej që diçka e tillë po më ndodhte mua. E nga ta dija unë atëherë se pranimi i këtij propozimi që unë e bëra aq lehtësisht do të ma nxinte edhe më shumë jetën, do të ma bënte akoma më sterr nga ç’e kisha pasur?!

– Mejreme, ato janë familje shumë e mirë – më thoshte tezja. – Ai (pra, burri i ve për të cilën po bëhet fjalë që unë po i vë pseudonimin Aliu) është një njeri pa vese dhe shumë familjar. Ai jeton bahskë me dy prindërit e tij për të cilët flasin fjalë nga më të mirat! Kanë biografi të mirë. Jam shumë e sigurtë që ti do të ndihesh si në shtëpinë tënde atje, madje më mirë! Mua më tha një mikja ime që punon me mua e që është komshie me Aliun. Mamaja e tij ia kishte qarë hallin shoqes sime dhe i kishte kërkuar një vajzë të ndershme për djalin që ende vuan vdekjen e ish-bashkëshortes! M’u bë qejfi që ma tha mua të parës këtë lajm shoqja ime sepse më vajti mendja menjëherë te ti dhe mendova se ky do ishte shansi yt i vetëm, të cilin ti patjetër duhej ta kapje!

E mbaj mend shumë mirë atë natë. Sa e gëzuar rashë për të fjetur! Ëndërroja me sy hapur një jetë më të mirë, por kjo do të mbetej vetëm në ëndrrat e mia, pasi asgjë nuk vajti siç qe parashikuar…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kjo dhembje kaq e madhe...

Next Post

Ai më çoi drejt vdekjes!

Advertisement