Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Isha e verbër

– Kam parë në ëndërr sikur isha e verbër, u ula në një lokal dhe po haja bukë në tigan.

Pastaj, sikur po lyeja sytë me lëng qershie.

Advertisement

Aty kaluan dy gra dhe më thanë: “Ke edhe një qershi të bardhë”. Unë i leva sytë dhe prapë nuk shikoja.Shumë e trembur, u ngrita nga gjumi. Pastaj pashë sikur kunatit dhe burrit që kanë vdekur, u mbusha dy gota raki. Ata zgjatën dorën e i morën. Jam në merak të madh. Ju lutem, më thoni, ç’do të thotë?

– E nderuar lexuese, ëndrra juaj ka të bëjë me gjendjen tuaj aktuale. Ju jeni në ankth dhe ndiheni sikur s’do të dilni dot nga kjo gjendje. Nuk duhet të shqetësoheni sepse do të merrni lajme të mira, sidomos në atë drejtim në të cilin ju jeni e shqetësuar. Qershitë në ëndërr përfaqësojnë gëzimin; ju, më në fund, do ta shikoni që jeni shqetësuar për gjëra që nuk ishte e nevojshme t’i bënit kaq të mëdha. Vetëm në rastin e rakisë që ju keni shërbyer, do të kaloni një mërzi të vogël e cila ka shumë gjasa të ketë lidhje me gjendjen në të cilën ndodheni. Ankthi dhe stresi që keni momentalisht, shfaqet qartë edhe në ëndrrën tuaj. Duhet të qetësoheni, që edhe gjërat në jetë të shkojnë më mirë.

Para një tuneli

– Kam parë në ëndërr sikur isha në një vend të panjohur para një tuneli dhe m’u duk sikur aty ishte edhe im bir. Ishin edhe persona të tjerë që po kalonin në atë tunel me radhë. Kur erdhi radha ime, pashë se ishte shumë ngushtë dhe nuk mund të kaloja. Për më tepër, isha shtatzënë… Para meje, kaloi një djalë i vogël, por nuk m’u duk si im bir. Pashë se ai humbi në rërë sepse nga poshtë ishte rërë dhe niveli i saj po rritej gjithnjë. Unë pata frikë të kaloja sepse hyrja bëhej gjithnjë e më e vogël dhe u largova. Të njëjtën ëndërr kam parë para një viti e gjysmë.

Duke qenë se jeni shtatzënë, ëndrra përshkruan gjendjen tuaj. Jeni në ankth për këtë lindje dhe arsyen e dini vetëm ju sepse nëse nuk keni probleme shëndetësore, nuk keni pse të jeni në ankth. Tuneli përfaqëson trupin tuaj, procesin e lindjes dhe djali që keni parë është po fëmija që do të sillni në jetë. Keni një lloj frike që as vetë nuk e kuptoni dot se pse po ju ndodh. Ëndrra në vetvete ka një këshilllë për ju: Duhet ta mblidhni veten dhe të qetësoheni, përndryshe, mund të keni ndonjë komplikacion të vogël gjatë lindjes. E gjitha kjo ka të bëjë me gjendjen tuaj psikologjike, gjë që ndikon automatikisht edhe në fizik. Duhet të keni kujdes dhe të qetësoheni sepse nëse mendoni pozitivisht, gjithçka do të shkojë mirë.

Ç’tregojnë sytë në ëndërr?

– Ju lutem, më thoni çfarë kuptimi kanë sytë në ëndërr sepse shoh shpesh ëndrra të tilla. Nuk i mbaj mend me hollësi, por di që në ëndrrat e mia, sytë janë kryesorët që më shfaqen. Mbaj mend vetëm një herë sikur po shikohesha diku dhe pashë që kisha sy shumë të bukur.

– Sytë, në varësi të përmbajtjes së ëndrrës, kanë shumë kuptime, ndaj ne po ju japim përgjithësisht disa informacione mbi këto të fundit. Në qoftë se shikon në ëndërr sikur ke sy të bukur, do të kesh suksesin më të madh në punë dhe lidhje të mirë dashurie. Në qoftë se shikon sikur vuan nga sytë, ëndrra tregon gjendje të vështirë ekonomike dhe shpirtërore e gjithashtu, tregon predispozitat për t’u sëmurur. Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur jeni verbuar, ëndrra do të thotë që do të gjendeni në një situatë shumë të vështirë shëndetësore dhe rrezikoni të ngelni në atë vend të huaj e të mos ktheheni më në vendin tuaj. Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur hiqni sytë e dikujt, do të bëheni shkaku i shkatërrimit të tij. Në qoftë se i keni sytë gjysëm të mbyllur, rrezikoni të humbisni të gjithë pasurinë që keni. Në qoftë se shikoni sikur ju shtrembërohen sytë, do të falimentoni në punë. Në qoftë se shikoni sikur keni shumë sy, kujdes, se do të sëmureni prej tyre. Në qoftë se jeni vajzë, keni shumë persona përreth, me të cilët flirtoni. Në qoftë se shikoni sikur keni sy kafshe, ju keni një instikt të asaj kafshe. Në qoftë se jeni i pasur, kur shikoni shpesh sy në ëndërr, duhet të keni kujdes pasurinë, pasi keni shumë lakmitarë të cilët thurin plane për t’jua zhvatur të mirat materiale.

U dashurova me një vajzë

– Kam parë në ëndërr sikur në shpinë kisha një çantë shkolle. Rrugës pashë një vajzë dhe filloi të më rrihte zemra sikur po më dilte nga kraharori. Aty e kuptova që isha komplet i dashuruar pas saj. Shkova drejt saj dhe në moment, sikur u bë errësirë e nuk po e shikoja. U mërzita shumë dhe fillova të lutesha, kur filloi të ndriçohej vendi, errësira sikur po zhdukej dhe pak nga pak, po e shikoja vajzën që dashuroja. Aty u zgjova nga gjumi. Ju lutem, më thoni, ç’do të thotë? Skerdi.

– I nderuar Skerdi, çanta e shkollës përmban shumë sekrete në vetvete në ëndrrën e çdokujt. Ju keni disa të fshehta, por nuk i ndani me asnjë person, i mbani vetëm për veten tuaj. Nëse ju ndiheni rehat, atëhere këto sekrete nuk do t’ju sjellin probleme, ndërsa të shikosh që je i dashuruar, tregon tendencën tuaj për t’u dhënë kuptim apo vlerë gjërave të cilat realisht, i mbivlerësoni. Duhet të keni kujdes që të mos bëheni i varur apo i nënshtruar nga persona të caktuar deri në atë shkallë sa t’i harroni dhe nënvlerësoni dëshirat e ëndrrat tuaja, ndaj edhe ëndrra ju sugjeron që para se të hidheni drejt diçkaje, duhet të pyesni dy herë zemrën dhe disa herë, logjikën. Errësira në ëndërr ju bën të vetëdijshëm për anën tuaj të errët dhe depresive, gjë që ndodh sepse hidheni në veprim pa u menduar shumë. Jeni i pasigurtë në veprimet tuaja, thjesht, hidheni kuturu, pa u menduar. Megjithatë, fakti që errësira në ëndërr ka ardhur duke u hapur, duke u shndërruar në dritë, tregon që ju gradualisht do të jeni më i qartë me veten dhe do të reflektoni përpara se të hidhni hapa të rëndësishëm. Pra, nuk duhet të nxitoheni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alarmuese! Dietat e gabuara po marrin më shumë jetë se duhanpirja

Next Post

Duhet t’i ruhesha asaj gruaje

Advertisement