Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

Ëndërr erotike

– Jam një vajzë 20 vjeçe, nga Elbasani.

Unë shikoj ëndrra erotike me meshkujt që më pëlqejnë. Më parë, nuk më ndodhte kjo gjë.

Advertisement

Përse më ndodh tani? Ju, si astrologe, si e shpjegoni këtë?

– Duke u nisur nga fakti që shihni në ëndërr djem që ju pëlqejnë, është më se e natyrshme të shikoni ëndrra të tilla. Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te të gjithë, por sidomos në mosha si e juaja, që jeni në zhvillim e sipër dhe e ndjeni gjithnjë e më shumë dëshirën për të pasur intimitet. Ëndrra të tilla erotike janë vetëm pasqyrim i dëshirave që kemi. Kështu ndodh me shumë të tjerë dhe kështu ka ndodhur edhe me ju. Sipas Frojdit, forca e natyrës sonë i detyrohet në radhë të parë libidos, një forcë me origjinë seksuale, që i përket të pandërgjegjshmes. Ato gjëra që ne nuk arrijmë t’i realizojmë në jetën e përditshme, shprehen përmes fantazive, ëndrrave dhe shumë veprimeve të tjera të pandërgjegjshme. Shumë shpesh, ëndrrat erotike i shohim kur jeta seksuale aktive pëson rënie të dukshme, duke i dhënë kështu një efekt kompensues “mungesës” në jetën reale. Gjithashtu, këto ëndrra mund të përfaqësojnë një dëshirë për të pasur raporte fizike me dikë që e adhuroni në jetën e përditshme. Kjo shprehet fare qartë edhe në ëndrrën tuaj, duke qenë se shikoni persona që ju pëlqejnë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këto ëndrra që shihni; janë më se normale.

Isha shtatzënë

– Kam parë në ëndërr sikur isha me një shokun tim dhe ai më tha: “Duhet ta mendosh mirë, kjo gjë do përgjegjësi”. Më pas unë kisha ngelur shtatzënë, isha shtrirë në krevat dhe do të lindja atë natë. Ishte nata e Vitit të Ri. Afër dhomës ku po rrija ishte edhe një zyrë e madhe me disa njerëz të panjohur. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, ju lutem?

– Të shikosh veten sikur je shtatzënë ka disa kuptime, përfaqëson aspekte të jetës tuaj që janë në rritje e zhvillim e sipër. Ëndrra juaj mund të përfaqësojë lindjen e ndonjë ideje, planet për të ardhmen, projekt, ose diskutim i ri, por që ka lidhje me mbarëvajtjen tuaj në çdo drejtim qoftë. Atëhere, duke qenë këtu, nëse vërtet keni ndonjë plan apo qëllim në jetë, duhet të mendoheni mirë, të përgatiteni mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Është vërtet koha për të vepruar në idetë apo qëllimet që i keni vënë vetes, veçse siç ju ka thënë dhe shoku juaj në ëndërr: “Ndaluni pak dhe reflektoni mirë, sepse çdo gjë që do ndërmerrni, do një përgjegjësi shumë të madhe. Nuk duhet të ndjeni as dyshimin apo frikën më të vogël nëse vërtet dëshironi të arrini atë që dëshironi. Duhet të merrni parasysh edhe pengesat, sepse asgjë nuk arrihet aq lehtë sa mund ta keni menduar. Studiojeni akoma më mirë situatën që të hidheni në realizimin e planit tuaj, pa asnjë lloj pishmani.

Më humbi djali

Pashë në ëndërr sikur isha në Gjermani bashkë me burrin dhe po kërkoja djalin sepse më kishte humbur. Pyesja burrin ku ishte djali dhe qaja me gjithë shpirt sepse ai e kishte fshehur. M’u bë përpara syve një pallat i madh, por nuk kisha çelës që të hyja. Pastaj, sikur isha në një shtëpi të vjetër, dyert e së cilës nuk mbylleshin. Hyri kunati im me një kasetofon e me një thikë në dorë dhe donte të më vriste sepse mendonte se isha ndarë me burrin. Tërë natën kam qarë dhe, kur u zgjova, pashë që jastëku ishte bërë qull. Akoma vazhdoj të jem e trembur se çfarë mund të ndodhë…

E nderuar zonjë, nuk keni pse të trembeni. Jo gjithmonë ëndrra të tilla të frikshme parashikojnë gjëra negative. Djali i vogël mund të kalojë ndonjë siklet të vogël shëndetësor, grip të lehtë dhe asgjë më tepër. Ju do të shqetësoheni për të, sepse jeni natyrë shumë e ndjeshme dhe e fiksuar pas tij. Gjithashtu, do të merrni lajme nga kunati, i cili mendon shumë pozitivisht për familjen tuaj. Pastaj, e qara tregon që pas këtij sikleti të vogël, ju presin ditë shumë të favorshme, që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Ju urojmë shëndet!

Qirinjtë fikeshin

– Ja cila ishte ëndrra ime: Isha në shtëpinë ku kam kaluar fëmijërinë dhe afër meje kisha gjyshen. Unë dhe ajo po ndiznim qirinj për t’i çuar në kishë, por ata fikeshin herë pas here, sepse nuk ishin vendosur mirë. Në kishë luteshin të gjithë, ndërsa gjyshja me tezen time flisnin me zë të lartë dhe mua më vinte turp prej tyre. Unë dhe burri im dolëm jashtë. Shkova në kuzhinë dhe pashë qenin tim që po digjej. Unë bërtisja dhe qaja me ulërima. Kërkoja ndihmë, sepse doja ta shpëtoja. Qeni po digjej dhe i kishin mbetur vetëm sytë. U mundova t’ia shpëtoja, por nuk ia arrita. Ndjeja shumë dhimbje në shpirt. Çfarë parashikon kjo ëndërr?

– Qirinjtë në ëndrrën tuaj janë dëshirat që nuk u realizuan ashtu siç besonit. Bashkë me to, juve ju janë shuar edhe shpresat që ato dëshira mund të realizohen një ditë. Përsa i përket qenit, ai ka lidhje me personin që ju rri afër, i cili pak nga pak po largohet nga jeta juaj. Ju dëshironi të mos e humbni këtë person, sepse e doni shumë, por është e pamundur. Gjyshja dhe tezja përfaqësojnë familjarët tuaj, që nuk mund të bëjnë asgjë për t’ju ndihmuar. Këtë kuptim ka ëndrra juaj. Gjithsesi, i gjithë ky ankth që keni në këtë periudhë, do të kalojë shumë shpejt dhe ju do t’ia dilni mbanë, qoftë edhe e vetme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dizanjerja Lumnije Krasniqi dy gëzime në një ditë

Next Post

Gjekë Dushaj, artisti nga Malësia që prodhon këngë shqipe në Amerikë

Advertisement